Domethënia e shenjave në krahë

Life style

Domethënia e shenjave në krahë

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 12:13
Foto ilustrim

Mund të keni parë një shenjë të vogël të rrumbullakët në krahun e majtë të dikujt ose mund ta keni edhe vetë.

Kjo është një shenjë për shkak të vaksinimit. Sipas ‘Organic Healthy Food’, kjo vaksinë ishte shumë e zakonshme para disa viteve.

Mjekët përdorën një virus të gjallë Vaccinia për të shkaktuar një përgjigje imune që do të mbronte njerëzit nga virusi Variola, i cili shkaktone linë.

Pas kryerjes së vaksinimit, formohen flluska dhe më pas krijohet një kore e cila shërohet për disa javë.

Në fund mbetet vetëm një shenjë e rrumbullakët, e dhëmbëzuar. Krahu i njerëzve injektohet disa herë me vaksinë, e cila krijon edhe atë ‘hartë’. Kjo është edhe arsyeja sepse ajo nuk është një pikë e vogël, por një shenjë e dukshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat