Doni që në dasmën tuaj të kërceni pa u lodhur?

Life style

Doni që në dasmën tuaj të kërceni pa u lodhur?

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Gjetja e palës së duhur të këpucëve të dasmës është e vështirë, veçanërisht kur jeni duke bërë pazar në internet sepse për shkak të pandemisë jo të gjithë kanë dëshirën të kontrollojnë në dyqane. Ndërsa rehatia është padyshim një përparësi kur blini këpucë martesore, gjetja e opsioneve që janë gjithashtu në modë kërkon ca kërkime më shumë . Ne ju thjeshtësojmë punën, më poshtë janë disa nga modelet më të bukur dhe të rehatshme që do të gjeni:

CAMELLIA HEELS

Majën e hapur, taka e rrumbullakosur jo shumë e lartë por super e rehatshme dhe të bukura!

ALOHAS CANNES BEIGE

Sandalet më minimaliste që do të shihni por me ngjyrë më perfekte që shkon me të gjitha tonalitetet e fustaneve të nusërisë.

BADGLEY MISCHKA GIGI

Për të gjitha vajzat e gjata që nuk kanë nevojë për taka!

 ASOS NATASHA PLATFORM BARELY THERE HEELED SANDALS

Kjo takë është shumë e përshtatshme për ju që doni me patjetër të ndiheni të gjata dhe ju pëlqejnë takate larta.

KEDS X KATE SPADE BRIDAL TRIPLE GLITTER

Atlete për të gjitha ju që pëlqeni trended e fundit dhe i adhuroni atletet pasi jeni një tip sportive dhe në jetën e përditshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat