Studimi: Grindjet në familje, rrezikojnë sistemin imunitar të fëmijëve

Life style

Studimi: Grindjet në familje, rrezikojnë sistemin imunitar të fëmijëve

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Trupi mbrohet nga stresi çdo ditë, por nëse gjendja e stresit zgjat në kohë, mund të shkaktojë efekte negative që i prek të gjithë anëtarët e familjes.

Ky është rezultati i një studimi që ka përfshirë një numër të lartë familjesh me fëmijë të moshës rreth 5 vjeç, të cilët ishin pjesë e programit “All children in Southeast Sweden stud”.

Studimi u krye nga studiuesit e “Jonkoping University” dhe u botua në revistën “Journal of immunology”.

Studiuesit zbuluan një rritje të kortizolit te fëmijët që jetonin në familje me nivele të larta të stresit të përditshëm.

Veç kësaj, studiuesit zbuluan se ndikimet negative të stresit prekin në atë pikë sistemin imunitar të më të vegjëlve, sa që dobësojnë organizmin duke e bërë kështu më pak rezistent ndaj sulmit të të gjithë agjentëve patogjenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat