Arsyet më qesharake në botë pse dikush mund të të lërë papritur

Life style

Arsyet më qesharake në botë pse dikush mund të të lërë papritur

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Mund të kenë kaluar vite dhe ju akoma po mendoni për atë që ju la krejt papritur. Çfarë arsye mund të kishte kur gjërat duket se po shkonin kaq mirë? Ndonjëherë, mund të refuzoheni dhe të liheni për arsye që as ju shkojnë ndër mend. Lista më poshtë përshembull, është plot me shkaqe qesharake që kanë bërë dikë të heq dorë nga partneri apo flirti i radhës.

1.

"Më çonte çdo mëngjes pafund foto të vezëve të tij Benedict. S'njihet masë!"

2.

"Ajo më përqafoi dhe diçka që kishte ngecur në hundën e saj u ngjit në këmishën time. Për këtë arsye, s'munda të vazhdoj më dot asgjë. Kanë kaluar 10 vite dhe unë s'e harroj dot si çast."

3.

"Kishte emrin njësoj si një ish-i im i tmerrshëm. Më besdiste sa herë më duhej ta thërrisja."

4.

"Kishte një mënyrë të çuditshme për ta ngrënë bananen. E mbantë horizontalisht e qëronte dhe e hante anash."

5.

"Ajo ishte 100% e sigurtë që dinosaurët nuk ekzistonin. Çfarë i thoshte truri?"

6.

"Jo unë, por një vajzë që njoh unë e la të dashurin e saj sepse nuk i pëlqenin çorapet e tij. Sot është e martuar dhe me 2 fëmijë, por jam kureshtar çfarë çorapesh përdor i shoqi."

7.

"Ajo s'pinte ujë."

8.

"Kishte emrin njësoj si të mamit tim. Thjesht s'mundesha."

9.

"E lashë sepse sa herë e pyesja ku donte të shkonim, më përgjigjej me "nuk e di"."

10.

"S'i pëlqente modeli im i flokëve."

11.

"Ai mbante një aromë si vaji gjatë gatimit. Edhe shtëpia e tij po ashtu. S'e di, ishte më e fortë se unë."

12.

"S'përdorte këllëfa jastëku. Kishte në shtëpi, por s'i vendoste kurrë."

13.

"E lashë sepse më thoshte gjithmonë që s'i pëlqente perëndimi në vendin tim."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat