Nëse je njeri shkatarraq, urime!

Life style

Nëse je njeri shkatarraq, urime!

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Procesi i pastrimit thuhet se ka efekte pozitive në shëndetin tonë. Ndihmon në çlirimin e stresit dhe hera-herës, zëvendëson palestrën.  Ajo që ndoshta nuk dinit, është se këtë mund ta bëj edhe e këndërta! Të jesh njeri jo i rregullt vjen me avantazhet e veta! Kaosi gjithashtu shijon, por pse?

Një dhomë e ç’rregullt i ndihmon njerëzit t’i harrojnë normat shoqërore dhe të çlirohen. Sipas një studimi të kryer në 2013-in, njerëzve iu vijnë ide brilante kur gjenden në një dhomë të papastruar. Ata janë gati për të provuar dhe krijuar gjëra të reja.

Praktikisht, është e pamundur t’i mbash gjërat në vendin e tyre çdo sekondë. Ata që nuk e bëjnë këtë dhe i kushtojnë më pak vëmendje këtij procesi, dinë si të qetësohen dhe nuk e vrasin mendjen për gjëra të kota, siç mund të jetë përshembull...një dysheme që nuk shkëlqen.

Shkatarraqët, i kursejnë vetes kohë. Në vend që të merren me organizimin e gjërave, ata e përdorin energjinë aty ku janë vërtet të interesuar.

Njerëzit që përpiqen të jenë gjithë kohës të organizuar,  janë më pak të përgatitur ndaj ndodhive të papritura. Por, jeta në vetvete është kaos, prandaj ata që konsiderohen si më pak të rregullt janë më fleksibël dhe dinë si t’ja dalin kur situata del jashtë kontrollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat