Doni të krijoni një lidhje më të fortë me fëmijën tuaj? Këto janë 7 pyetje që duhet t’ia bëni para gjumit

Life style

Doni të krijoni një lidhje më të fortë me fëmijën tuaj? Këto janë 7 pyetje që duhet t’ia bëni para gjumit

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 07:05
Ilustrim

Çdo prind do të dëshironte të lidhej shumë e më shumë me fëmijët e tij, që ata t’i flasin hapur për ndjenjat, ëndrrat dhe frikërat e tyre. Por le ta pranojmë, nuk është shumë e lehtë për nënat të ndërtojnë një marrëdhënie me zemër të hapur me fëmijët. Kjo është arsyeja pse shumë nëna e përdorin kohën e gjumit si rast perfekt për të arritur një komunikim në një nivel më të thellë.

Janë disa pyetje efektive që do ju ndihmojnë të lidheni më shumë me fëmijët tuaj.

Cili ishte momenti jot i preferuar gjatë ditës?

Kjo pyetje rrit ndjenjat e gëzueshme dhe u jep fëmijëve shansin të reflektojnë në momentet e lumtura të ditës, para se të mbyllin sytë.

Kush është personi më i mirë që njeh edhe pse?

Inkurajimi i fëmijës që të mendojë për mirësinë para gjumit do të krijojë një zakon që ata të kërkojnë mirësi tek njerëzit. Kjo do të lejojë që fëmija të jetë i vetëdijshëm për potencialin e tij / saj, për të qenë i mirë në jetë.

Cila ishte pjesa më e keqe e ditës?

Përcaktimi i saktë i momenteve të ditës që e kanë bërë fëmijën të ndihet keq është diçka që çdo prind duhet ta praktikojë. Do të krijojë një marrëdhënie më të besueshme midis jush dhe fëmijëve tuaj, duke i lejuar ata të shprehin ndjenjat, madje edhe për gjërat për të cilat nuk duan të flasin.

Është e domosdoshme të flasësh për gjëra negative, siç janë zgjedhjet e këqija, papërgjegjësia ose mosrespektimi, pasi të gjitha janë gjëra të vërteta në jetë që do t’u ndodhin patjetër.

Çfarë ju bëri të ndiheni të sigurt sot dhe çfarë jo?

Të dini të gjitha gjërat që e bëjnë fëmijën të ndihet i sigurt do t'ju ndihmojë ju si prind të dini të ndërtoni vetëvlerësimin dhe besimin e tyre.

Ke ndonjë pyetje që do të ma besh?

Në moshë të hershme, fëmijët natyrshëm kanë shumë pyetje. Dhe inkurajimi i tyre për të ndarë ndonjë pasiguri dhe pyetje që mund të kenë në lidhje me një pjesë të veçantë të ditës do t'ju ndihmojë të ndërtoni një marrëdhënie më të besueshme me ta. Dhe praktikimi i këtij zakoni do t'ju lejojë të ndërtoni një "hapësirë të sigurt" me ta pasi ka më shumë gjasa që t'ju vijnë me ndonjë pyetje tjetër që mund të kenë.

Çfarë të nevrikosi sot?

Fëmija juaj mund të ketë diçka që i zemëron ata, por ju mund të mos e kuptoni këtë gjë nëse nuk e pyesni drejtpërdrejt.

Cila ishte gjëja më e mirë që bëtë për dikë sot?

Edhe nëse nuk kanë bërë asgjë të mirë për askënd atë ditë, duke e bërë vazhdimisht këtë pyetje para gjumit, fëmijët tuaj do të stimulohen të bëjnë diçka të mirë për dikë në të ardhmen dhe të ndajnë përvojën e tyre me ju.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat