5 cilësitë e njerëzve tërheqës

Life style

5 cilësitë e njerëzve tërheqës

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Çfarë kanë njerëzit e suksesshëm që ne nuk kemi?! Ata janë optimistë, të ndjeshëm, dhe e kanë të thjeshtë të krijojnë marrëdhënie me të tjerët. E ndonëse në një masë të madhe, optimizmi është diçka e lindur, ende mund të mësojmë ta shohim gotën gjysmë-plot!

Por a i keni edhe ju të lindura këto gjashtë cilësi të njerëzve që i bëjnë të gjithë për vete?

Mendojnë shpejt- ndaj janë bashkëbisedues të shkëlqyer

Karizma- tërheqja e disa njerëzve që i bën të tjerët t’u përulen- është një prej cilësive të dukshme një njeriu joshës, dhe një studim i fundit tregon se karizma lidhet ngushtë me aftësinë për të menduar shpejt. Kërkuesit nga Universiteti i Queensland-it kanë zbuluar se sa më të shpejtë t’a ketë dikush të menduarit, aq më i pëlqyeshëm është ai nga të tjerët.

Kanë vetëbesim!

Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve. Nuk do të thotë që duhet të marrësh qëndrim prej pispilluqi, për të pasqyruar vetëbesim. Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, pasi nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqendrohesh prej vetes tënde.

Janë gjithmonë vetvetja

Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnikë, ajo që i bën aq të lumtur. Një kërkim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm transmeton telegrafi. Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën, çka përmirëson mirëqenien!

Flasin rrjedhshëm

Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e nxjerrin veten tërë hijeshi në çdo bisedë. Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi. Kjo është një aftësi që e kanë përgjithësisht presidentët, të cilët kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje, edhe sipas një studimi të Harvard-it.

Kanë shumë humor

Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë. Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi. Nëse ke një humor të mençur, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat