Ja se si ndikon te fëmijët shuplaka!

Life style

Ja se si ndikon te fëmijët shuplaka!

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Të rrallë janë prindërit që nuk kanë menduar kurrë të godasin qoftë edhe njëherë një fëmijë të pabindur. Por një studim i ri siguron një arsye tjetër për të shmangur ndëshkimin fizik: Shuplaka mund të shkaktojë ndryshime në të njëjtat zona të trurit të një fëmije, njësoj si t’i kishte ndodhur një abuzim më i rëndë fizik dhe seksual.

Kërkimet e mëparshme kanë gjetur vazhdimisht lidhje midis problemeve të sjelljes dhe shuplakave, agresionit, depresionit dhe ankthit, thotë Jorge Cuartas, një kandidat për doktoraturë në Shkollën e Edukimit të Harvardit dhe autori i parë i studimit.

“Ne donim të shihnim një mekanizëm të mundshëm, zhvillimin e trurit, që mund të shpjegojë se si ndëshkimi fizik mund të ndikojë në sjelljen e fëmijëve dhe zhvillimin kognitiv/njohës”.

Studimi, i botuar në Child Development, vëzhgoi një “hartë” të trurit të 147 fëmijëve në para-adoleshencë, të cilët nuk kishin përjetuar kurrë abuzim fizik ose seksual. Studiuesit gjurmuan se cilat pjesë të trurit të fëmijëve aktivizohen në përgjigje të shprehjeve neutrale ose të frikshme të fytyrës. Kur u treguan fotografi të dikujt që dukej i frikësuar, fëmijët që raportuan se ishin goditur nga prindërit, kishin një reagim më të madh në pjesë të caktuara të trurit sesa fëmijët që nuk kishin marrë shuplaka. Këto zona drejtojnë përgjigjen ndaj shenjave mjedisore: Dikush e njeh më mirë kërcënimin dhe rrjedhimisht, reagon më shumë. Nëse truri i fëmijës reagon shumë, mund të rezultojë në sfida të sjelljes.

“Ne pamë se ndryshimet në tru ndodhnin në të njëtat zona që ndodhin në format më të rënda të abuzimit dhe përsa kohë që truri i një fëmijë ka një ndryshim/reagon – kemi të bëjmë me dhunë”, u shpreh Vincent Palusci, pediatër. “Është një zbulim domethënës sepse shumë prindër nuk i mendojnë shuplakat si ‘ushtrim dhune’. Ata mendojnë se po e disiplinojnë fëmijën dhe po rrisin fëmijë të lumtur e të shëndetshëm.”

Një tjetër ekspert thotë:

“Ndonëse ne nuk do donim t’i lëndonim kurrsesi fëmijët tanë, duhet të kuptojmë se një shuplakë mund të jetë po aq e keqe sa gjërat që s’do ia bënim kurrë fëmijës.”

Për disa prindër, ky ndryshim mund të jetë i vështirë sepse është një ndryshim mendësie, veçanërisht nëse ata kanë marrë vetë shuplaka nga prindërit e tyre. Ata duhet të kuptojnë dallimin mes disiplinës dhe ndëshkimit. Disiplina ndryshon sjelljen – ajo mëson sjellje pozitive, ndjeshmëri, aftësi thelbësore sociale. Ndëshkimi mund ta bëjë dikë të ndjejë dhimbje ose turp.

Thënë kjo, i gjithë studimi nuk tregon se çdo fëmijë që ka marrë shuplakë = një fëmijë të abuzuar. Krahasojeni me duhanpirësin. Të gjithë njohim dikë që pi duhan (dhe të gjithë i dimë efektet e tij), por që është i shëndetshëm. Sidoqoftë, as kjo nuk e justifikon dhunën, sido që të jetë ajo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat