Shfaqni pikat tuaja të forta gjatë një interviste

Life style

Shfaqni pikat tuaja të forta gjatë një interviste

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 07:50
Foto ilustrim

Sfida për një pozicion në tregun e punës është bërë shumë e vështirë, kështu që ju duhet të keni një performancë të lartë gjatë intervistës së punës për t’u dalluar nga aplikuesit e tjerë. Duhet t’i tregoni panelit intervistues se jeni personi i duhur për punën, duke përshtatur aftësitë tuaja me kërkesat e pozicionit.

Theksoni ecurinë e karrierës suaj

Zakonisht intervista fillon me një pyetje ku ju duhet të flisni për veten tuaj. Ju duhet të filloni të tregoni çdo hap në karrierën tuaj duke theksuar gjërat më të rëndësishme. Nëse jeni duke aplikuar për një pozicion si menaxher, duhet të flisni për aftësitë tuaja si lider. Nëse pozicioni nuk ka lidhje më të qënit lider, flisni për aftësi të tjera, për shembull aftësitë komunikuese.

Flisni për kualifikimet tuaja

Duke filluar që nga eksperiencat tuaja në kompanitë më të mira e deri tek çertifikatat dhe specializimet që mund të keni bërë, janë shumë të rëndësishme për t’u përmendur gjatë intervistës. Kjo gjë ju pozicionon juve si një kandidat që ka shumë eksperienca dhe njohuri që do t’i përfshijë në kompani për të rritur produktivitetin e saj.

Tregoni histori suksesi

Tregimi i historive është tashmë një pjesë thelbësore e intervistave në ditët e sotme. Punëdhënësi zakonisht pyet për momente të karrierës tuaj ku ju keni zgjidhur një problem dhe kështu juve ju jepet mundësia të tregoni aftësitë tuaja.

Përdorimi i lehtësirave që krijohen nga pamjet vizuale

Gjatë intervistës ju mund të përdorni avantazhet që krijon pamja vizuale. Mund të realizoni disa slide (8-10) në PowerPoint ose në mënyra të tjera, ku të paraqisni eksperiencat tuaja. Vizualisht është më e thjeshtë të theksoni ato pika apo mesazhe që doni që të kuptohen më qartë nga intervistuesit, për shembull përdorimi i ngjyrave të forta është një metodë theksimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat