Pse na bën mirë ta krahasojmë veten me të tjerët?

Life style

Pse na bën mirë ta krahasojmë veten me të tjerët?

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Themi shpesh se nuk është mirë të krahasojmë veten me të tjerë, por si çdo gjë tjetër edhe kjo ka të dyja anët e medaljes. Krahasimi i vetes me të tjerë, nëse bëhet në masën e duhur jo vetëm që nuk është i pashëndetshëm, por ju ndihmon të përmirësoheni në disa aspekte. 

Nëse në momentin e krahasimit, ndjeni diçka të sikletshme në stomak, përpiquni ta ktheni në avantazhin tuaj. Si ta bëni këtë?!

1. Duke u krahasuar me të tjerë, mund të arrini më lart

Ju frymëzoheni, motivoheni dhe kërkoni më shumë nga vetja. Krahasimi me dikë që ka arritur shumë, mund t'ju ndihmojë edhe ju të rriteni.  Merrni më të mirën nga njerëzit që takoni dhe përshtatini tek vetja për t'u përmirësuar.

2. Mëson të jesh më mirënjohëse

Jo gjithmonë duhet ta krahasoni veten me dikë që është më mirë se ju. Jini mirënjohëse që keni një shtëpi, ushqim për të ngrënë dhe njerëz rreth jush. Ka të tjerë që nuk kanë asnjërën nga këto, prandaj mos harroni kurrë të tregoheni falenderues.

3. Të ndihmon të përballosh pendimet e tua

Dukeu krahasuar me të tjerët, duke i dëgjuar ata dhe eksperiencat e tyre, dhimbja jote, pendesat zbehen. Tingëllon egoiste, por është në natyrën e njeriut që automatikisht të ndihet më mirë kur dëgjon se dikush tjetër ka përjetuar diçka më të rëndë se ai/ajo.

4. Të ndihmon të zgjidhësh problemet

Duke dëgjuar ata që kanë kaluar nëpër të njëjtën situatë me ty, ti motivohesh dhe ndihesh më mirë. Këshillat, eksperiencat dhe përjetimet e ngjashme me të të tjerëve janë një lehtësim i madh në një moment vështirësie. 

5. Mund të heqësh disa komplekse që lidhen me personalitetin tënd

Edhe vetëvlerësimi rritet kur e krahasoni veten me të tjerët. Përshembull, nëse jeni shumë të turpshëm, mund të bëheni më social duke qëndruar dhe duke krahasuar veten vazhdimisht me një persn tjetër. Njerëzit gjithnjë kanë evoluar përmes imitimit instiktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat