Sekretet e vajzave me super flokë!

Life style

Sekretet e vajzave me super flokë!

Më: 24 qershor 2021 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

1- Ato mbajnë dieta të shëndetshme dhe marrim suplemente

Flokët e shëndetshëm fillojnë nga brenda. Femrat me flokë të mrekullueshëm zakonisht kanë një dietë shumë të balancuar. Është e rëndësishme marrja e proteina për flokë të shëndetshëm apo e suplementeve për lëkurën e kokës.

2- Ato nuk i lajnë flokët çdo ditë    

Femrat që kanë flokë për t'u pasur zili zakonisht përpiqen të qëndrojnë deri në 3 ditë përdorur shampot. Larja e tepërt është mënyra më e thjesht për t'i dehidratizuar, për t'i pasur më të thatë dhe pa shkëlqim.

3- Ato zgjedhin produkte hidratuese

Maskat hidratuese duhet të jenë miqtë tuaj më të mirë. Duke përdorur ato 1 herë në javë, do i bëni flokët të jetë në formën më të mirë.

4- I mbajnë larg nxehtësisë

Për femrat që përdorin shumë (çdo ditë) nxehtësinë në flokët e tyre është shumë e rëndësishme të përdorin mbrojtës ndaj temperaturave të larta.

5- Ato kanë një axhendë për lyerjen e tyre

Lyerja e shpesh dhe e tepërt mund të jetë shumë e dëmshme për flokët tuaj. Është e rëndësishme të vendosni një periudhë të caktuar kohe nga lyerja në lyerje.

6- Gërshërët nuk i frikësojnë ato!

Edhe femrat që janë të dëshpëruara për të rritur flokët, duhet t'i japin atyre një prerje të shëndetshme ndonjëherë. “Femrat me flokë të shëndetshëm e dinë se duhet t'i presin ato rregullisht çdo 12 javë"- thotë Papanikolas, stilisti i flokëve të VIP-ave.

7- Ato jo thjesht flenë, por flenë më mirë

Nëse do të flini 8 orë të ditës suaj, ju duhet t'i jepni të njëjtën kohë pushimi dhe rekuperimi edhe flokëve tuaj. Gjëja e parë që duhet të merrni në konsideratë është zëvendësimi i jastëkëve pambuk me ato satin. Kjo do të krijojë më pak fërkime, do të reduktojë krijimin e ondeve apo rrëmujës në flokë.

8- Nuk e neglizhojnë kurrë skalpin e tyre

Ja një arsye më shumë për të mos injoruar masazhin e skalpit të kokës. Përdorni trajtime hidratuese për të ushqyer dhe mbajtur të gjallë skalpin tuaj.

9- Nuk përdorin produkte që shkaktojnë rënien e flokëve

Evitoni produktet e forta (për shembull llastikët) që ju ndihmojnë të mbani modelin e flokëve , pasi ato ndikojnë në rënien e tyre. Nëse kjo ndodh shija që mbeten nuk është absolutisht e mirë.

10- Ato refuzojnë të besojnë gojëdhënat e vjetra

E keni parasysh këshillën e mamasë për t'i krehur flokët çdo herë pas dushit? Ju nuk duhet ta bëni këtë! Krehja e tyre e herëpashershme ndikon në shkatërrimin e tyre, tërhqejen e sforcuar, elektrizimin dhe më shumë gjasa dhe rënien.

11- Ato i shpëlajnë flokët me ujë të ftohtë

Provoni një shplarje me ujë të ftohtë në fund të dushit. Kjo do të ndihmojë në një shkëlqim më natyral të flokëve sepse uji i nxehtë mund të largojë yndyrnat mbrojtëse nga floku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat