Ku dhemb më shumë piercing-u?

Life style

Ku dhemb më shumë piercing-u?

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Tendencat ndryshojnë nga viti në vit e nga brezi në brez. Vathët klasik, dy vrima tek veshët dhe aq, duket një kohë shumë e largët. Eksperimentimi filloi duke shpuar dy ose tre here njerin vesh e duke i ngjitur sa më lart vathët. Por kjo nuk mbaroi me kaq! Vathët filluan të shiheshin si një aksesor si nga femrat ashtu dhe nga meshkujt. Vende të reja filluan të shndërroheshin në vendet “perfekte për piercing” si kërthiza, gjuha, vetulla e të tjerë. Por kush janë vendet që dhembin më shumë nëse ne vendosim të bëjmë aty një piercing?

Zona e llapës së veshit, por në përgjithësi edhe i tërë veshi, njihet si zonë më pak e dhimbshme për piercing, dhe për këtë arsye edhe historikisht njihet si vendi më i popullarizuar për shpime.

Një nga vendet më të popullarizuara për vendosjen e piercing-ut është në septum (muri ndarës apo mesi i kërcës së hundës) ose edhe në njërën anë të hundës. Këto piercing-e, veçanërisht ato në mes të hundës mund të shkaktojnë më shumë dhimbje, sidomos nëse nuk bëhen në mënyrë profesionale. Megjithatë, piercing-u i përket kategorisë së dhimbjeve mesatare.

Ështe interesante të theksohet se piercing-u në vetullë është më shumë me dhimbje sesa ai në hundë apo në vesh.

Një nga vendet më pak të dhimbshme duhet të jetë kërthiza, dhe për atë arsye femrat shpeshherë bejnë shpime në atë pjesë.

Piercing-u në gjuhë është shumë më i dhimbshëm, po edhe në pjesën e poshtme dhe të sipërme të buzës, ku gjithashtu paraqet edhe rrezik të lartë. Po ashtu piercing-u në gjuhë mund të ketë edhe komplikime të tjera si gjakderdhje, dëmtime nervore e kështu me rradhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat