Këtë muaj ka 5 planete në prapavijë dhe çuditërisht, ky nuk është një lajm i keq!

Life style

Këtë muaj ka 5 planete në prapavijë dhe çuditërisht, ky nuk është një lajm i keq!

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 13:42
Foto ilustrim

Fjala "prapavijë" (retrograde), me të drejtë, mund të na frikësojë pak, por duhet thënë se në thelb, prapavijat planetare nuk janë një gjë e keqe. Pothuajse gjithmonë ekziston një planet që është në prapavijë, provë e mjaftueshme për të treguar se gjërat nuk shkojnë gjithmonë keq gjatë tyre. Gjatë korrikut do të ketë plot 5 planete në prapavijë, por për fat të mirë do të mbijetoni.

Çdo planet që është në prapavijë këtë muaj është "planet i jashtëm". Nëse një planet konsiderohet i jashtëm (Jupiteri, Saturni, Neptuni etj), atëherë gjasat janë që ju të mos e ndjeni shumë efektin e tij. Ndërkohë, planetet e brendshëm (Mërkuri, Afërdita, Marsi) - ndihen dhe ndikojnë më fort në jetët tuaja.

Jupiteri - Prapavija e Jupiterit do t'ju bëjë të ndiheni më spiritualë dhe më të hapur për shërim gjatë kësaj kohe.

Saturni - Saturni njihet si "patriarku i zodiakut", prandaj mund t'ju inkurajojë të disiplinoheni më shumë dhe të bëheni më të përgjegjshëm. Mundësia më e mirë për të rindërtuar veten.

Neptun - Neptuni është planeti që ju ndihmon të lidheni me imagjinatën dhe krijimtarinë tuaj. Sidoqoftë, kjo mund t'ju bëjë të ndiheni të çorientuar apo të distancuar nga pjesa tjetër. Kjo prapavijë mund të jetë shumë e rëndësishme nëse filloni të shihni me vëmendje ato pjesë të realitetit që i keni injoruar.

Plutoni - Gjatë kësaj kohe, ju mund të ndiheni më të vetëdijshëm për mënyrat se si ju dominoni (ose përpiqeni të dominoni) mbi të tjerët, apo se si të tjerët përpiqen të mbizotërojnë mbi ju. Plutoni, ndër të tjera, sundon mbi aftësinë tuaj për të kontrolluar, manipuluar dhe kërkuar pushtet. Kjo është arsyeja pse, kur Plutoni është në prapavijë, strukturat e energjisë mund të fillojnë të shkërmoqen. Gjatë kësaj kohe, ju mund të ndiheni më të vetëdijshëm për mënyrat se si ushtroni mbizotërim ndaj të tjerëve (dhe mënyrën se si të tjerët ushtrojnë dominim mbi ju).

Chiron - Chiron është planeti - ose, më saktë, asteroidi - i plagës tuaj më të thellë dhe përpjekjes tuaj gjatë gjithë jetës për ta shëruar atë plagë. Ndërsa Chiron lëviz nëpër zodiak, ai evokon përvoja që mund të shkaktojnë ndjeshmërinë tuaj emocionale. Por kur Chiron është në prapavijë, kjo ju jep një shans t'i përpunoni këto përvoja shëruese dhe të pajtoheni me dobësitë tuaja më të thella.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat