Arsyet pse femrat i lënë meshkujt që i dashurojnë

Life style

Arsyet pse femrat i lënë meshkujt që i dashurojnë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 06:52
Ilustrim

Dashuria nuk njeh i paragjykimet, urrejtjen apo inatin. Dashuria të bën të dashurosh një person pa i vërejtur të këqiat që mund t’i ketë secili njeri shkruan powerofpositivity.com.

Këto janë arsyet pse femrat po i lënë meshkujt që i dashurojnë: 

1.Edhe pse kanë partner ndihen të vetmuara

Femrat duan të ndjehen të rëndësishme, nëse ato nuk e kanë pranë personin që me të vërtetë e duan më parë preferojnë ta lënë sesa të vazhdojnë të jenë të vetme. Femrat kur dashurojnë mendojnë shumë për mashkullin e tyre ato e cilësojnë atë gjithqka, por mashkulli fillon të ndihet komod në lidhje duke mos u përkushtuar si përpara dhe për këta arsye edhe pse ata dashurohen lidhja përfundon me ndarje.

2. Meshkujt e mbajnë lidhjen sekrete

Femrat duan që lidhjen e tyre të dashurisë ta bëjnë publike. Për këtë arsye ato dyshojnë se mos mashkulli po e tradhëton, gjë që mund të qëndrojë. Ajo duhet të dijë se është duke u pranuar, dashur dhe mbështetur ashtu siq është.

3.Femrat nuk e duan mashkullin që i dalin punët papritur

Femrat pëlqejnë të jenë të informuara paraprakisht për punët e mashkullit të tyre. Ato nuk duan që ai të jetë i paparashikueshëm.

4. Femrat nuk e duan mashkullin që nuk është me mendje tek ajo

Meshkuj vëreheni shumë lehtë se sa e dëgjoni femrën tuaj në takime. Ju shpesh gaboni kohën se kur do të takoheni, kjo ndodh ngase nuk e keni përqëndruar vëmendjen plotësisht tek ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat