Personalitetin tuaj e zbulon ngjyra e buzëve

Life style

Personalitetin tuaj e zbulon ngjyra e buzëve

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 15:43
Rihanna

Ndoshta nuk e keni ditur, por ngjyra juaj e preferuar për buzë ka edhe një domethënie të veçantë për personalitetin tuaj Nuk është njëjtë nëse ngjyra juaj e preferuar e buzëve është ajo rozë, e vishnjës, e kuqja apo ajo e vjollcës. Femrat të cilat përdorin më me dëshirë ngjyrën e ndritshme roze, thuhet se kanë një buzëqeshje tërheqëse, e cila i infekton të gjithë në afërsi. Janë shumë argëtuese dhe me lehtësi fillojnë miqësi të reja. pa marrë parasysh se çfarë vendosin që të bëjnë, atë e bëjnë me shumë kujdes dhe me energji pozitive. Femrat që zgjedhin ngjyrën e vishnjës thuhet se janë eksperte kur bëhet fjalë për trendët e modës.

Nga ato mund të kërkohen këshilla të modës pa u hamendur fare. Janë shumë intuitive dhe me vendosmëri shkojnë përpara. Në anën tjetër janë të drejtpërdrejta në shprehjen e qëndrimeve të tyre, ndërsa kujdesen që të mos e lëndojnë dikë.

Preferueset e ngjyrës së kuqe për buzë, janë femra ëndërrimtare. Këto femra që nga fëmijëria kanë ndjenjën se nuk takojnë në kohën në të cilën jetojnë. Shpesh imagjinojnë se janë nga vitet 1920, ose 1950, por assesi nga vitet 1980. Ju pëlqen gjithçka që kujton klasiken. Këto femra janë ambicioze, gjithmonë të gatshme të jenë pjesë e një ekipi ose projekti, kështu që shpesh janë edhe nxitëse të aksioneve për t'u ndihmuar të tjerëve. Ngjyrën e vjollcës për buzë më së shpeshti e përdorin femrat, të cilat kanë vetëbesim të veçantë. Bëhet fjalë për femra nga të cilat të gjithë kërkojnë këshilla në kohëra të problemeve.

Për shkak të natyrës së tyre të qetë janë mjaft tërheqëse. Këto karakteristika u ndihmojnë edhe nëpunës. Shpesh janë të lehta për komunikim, por kur duhet ta mbrojnë veten ose ndonjë person të afërt, dinë ta tregojnë edhe anën tjetër të tyre, atë të rrezikshmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat