E veshur me një fustan me pika Princesha Beatrice merr pjesë në turneun e tenisit

Life style

E veshur me një fustan me pika Princesha Beatrice merr pjesë në turneun e tenisit

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 11:22
Foto nga vendi i ngjarjes

Princesha e cila është në pritje të ëmbël veshi një fustan të bardhë me pika të zeza ndërsa ndiqte Wimbledon dje (e enjte).

Burri i saj, Edoardo Mapelli Mozzi, me të cilin ajo po pret fëmijën e saj të parë, i cili pritet të vijë në jetë gjatë vjeshtës, u kombinua me një kravatë me pika.

Çifti u shoqërua në kutinë mbretërore në Center Court nga tezja e Beatrice, Sophie, Kontesha e Wessex.

Image

Duket se edhe Kontesha kishte të njëjtat shije mode, pasi edhe fustani i saj përmbante pika të imëta.

Vajza e Princit Andrew dhe zhvilluesi italian i pasurive të patundshme  do të festojnë përvjetorin e tyre të parë të martesës më vonë këtë muaj.

Dyshja u martuan në një ceremoni intime për shkak të pandemisë së coronavirusit. Mozzi ka një djalë 4-vjeçar, Christopher, nga një lidhje e mëparshme me Dara Huang. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat