Me këto metoda të shpejta, mund t`i shpëtoni nga flokët

Life style

Me këto metoda të shpejta, mund t`i shpëtoni nga flokët

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 06:39
Ilustrim

Flokët tanë, si çdo pjesë e trupit tonë, kanë nevojë për kujdes dhe vëmendje të veçantë. Të kesh flokë të hollë dhe të dëmtuar mund të zbulojë shumë për shëndetin tonë, nga kushtet mjekësore deri tek zakonet e dobëta dietike. Ka disa mënyra për të shtuar vëllimin dhe, më e rëndësishmja, për t’i ndihmuar flokët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të shkëlqyeshëm.

Krijo maskën tënde me vezë dhe kos: Vezët janë të pasura me proteina, biotinë dhe vitaminë B12 të gjitha janë thelbësore për të forcuar flokët e hollë. Ideja e larjes së flokëve tuaj me vezë mund të duket e pakëndshme në fillim, por përfitimet e përbërjeve të saj do t’ju mahnitin edhe pas përdorimit të parë. Merrni disa vezë dhe përzieni ato me kos, aplikojeni përzierjen në flokët tuaj dhe lërini të qëndrojë për një orë ose më shumë. Më pas mund t’i lani flokët, t’i thani me një peshqir dhe të shijoni rezultatet.

Flini me flokët e mbledhur: Një nga mënyrat më të lehta për t’i shtuar vëllim flokëve tuaj është teksa jeni në gjumë.  Lani flokët pak para se të shkoni në shtrat dhe përdorni një llastik copë për të kapur flokët tuaj të lagur lart në një top. Në këtë mënyrë, flokët tuaj do të thahen gjatë natës dhe kur të ngriheni në mëngjes, do të vini re dyfish të vëllimit dhe ondeve.

Një studim tregoi se masazhi i kokës mund të ndihmojë në rritjen e flokëve dhe në trashësinë e flokëve tuaj. Masazhi ndihmon në qarkullimin e gjakut. Provoni butësisht të masazhoni kokën tuaj në një lëvizje rrethore përpara se të bëni shampon. Përdorni një vaj për trajtimin e flokëve ose disa pika vaj kokosi, të cilat janë jashtëzakonisht të dobishme për flokët e dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat