Me këtë bimë do të keni dhëmbë të bardhë si bora

Life style

Me këtë bimë do të keni dhëmbë të bardhë si bora

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Duke konsumuar pa ndërprerë çajin dhe kafenë, llojet e ndryshme të cigareve dhe ushqimit të papërpunuar, në dhëmbë formohen njolla, të cilat dhëmbëve u japin ngjyrën e verdhë, por edhe i bëjnë shumë të ndjeshëm. Pluhuri i bluar i kurkumës, njihet për efektin si një erëz e hatashme në kuzhinë.

Mirëpo, efekti i saj rritet edhe më shumë falë përbërësve të saj që luftojnë bakteret. Ky pluhur me ngjyrë të verdhë posedon efekt kundër inflamacioneve. Po ashtu, ndihmon edhe kundër Alzheimer-it, kancerit, artritit, diabetit.

Deri më tani shumë studime e kanë vërtetuar efektin shërues të pluhurit të verdhë. Me ndihmën e këtij pluhuri mundeni shumë thjesht dhe lirë, t'jua ktheni nuancat e bardha dhëmbëve tuaj si dhe ta zvogëloni sasinë e madhe të baktereve të dëmshme që e krijojnë kariesin.

Udhëzime: Merreni gjysmë lugë kurkumë të tharë dhe e përzieni me pak ujë. Kur të keni formuar një pastë, me kujdes e hidhni në brushën e dhëmbëve dhe i pastroni si zakonisht. Gjatë pastrimit, kini kujdes lëkurën përreth dhëmbëve, në të kundërtën për pak kohë do të keni nuanca të verdha përreth gojës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat