Do ta ‘çmendin’ atë dhe do ta bëjnë të dashurohet tek ju…

Life style

Do ta ‘çmendin’ atë dhe do ta bëjnë të dashurohet tek ju…

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 22:53
Ilustrim

Këta truke jo vetëm që u garantojnë ‘çmendjen’ e partnerit tuaj por sigurojnë edhe forcimin e lidhjes. Pse të mos i bëni përshtypje partnerittuaj, ta bëni veten të ndiheni e vlerësuar dhe të bëni disa gjëraqë e dini se do ta çmendin atë dhe do ta bëjnë të dashurohet tek ju?

1.Jini e pavarur

Indiferenca është njëra ndër gjërat që e çmendin atë. Nuk ka gjë më tërheqëse se një femër e cila e din se kush është dhe se nuk ka nevojë për miratimin e askujt. Ajo e di se çfarë do, si ta marrë atë dhe nuk është kurrë tip i “ngjitur”. Ky është tipi i vajzës që çmend meshkujt. E fortë, e pambështetur te askush dhe zgjedh një mashkull për hir të dashurisë e jo sepse ka nevojë për të.

2.Lëreni atë të dëshirojë më shumë

Gjithmonë lëreni atë të dëshirojë më shumë! Meshkujve u pëlqen të luftojnë për ta arritur atë që duan. Nëse ai merr gjithçka tënden dhe nëse ju ia bëni atij të kuptojë se është mashkulli që dëshiron, ai e kupton se lidhja me ju është diçka e lehtë dhe atij s’do t’i duhet shumë punë. Dhe ‘e lehta’ nuk e çmend atë aspak.

3.Jini e paparashikueshme

Të jesh e parashikueshme është e mërzitshme. Është diçka rutinë dhe fare e lehtë. Femrat e paparashikueshme që dinë si t’i ndezin situatat do ta kenë pa tjetër vëmendjen e të tjerëve. Ai do të çmendet nëse ju bëni diçka që është tërësisht jashtë normales dhe konsiderohet e pazakontë.

4.Jini argëtuese

Çdo njeri dëshiron të ketë pranë një person argëtues dhe të dashur. Secili mashkull që sheh se jeni vajzë që garanton momente të lumtura, bën gjëra argëtuese, është aktive, pa komplekse do të vijë pas jush. E vërteta është se shumica e femrave nuk janë shumë të lira dhe shpesh bien pre e bisedave të trishtueshme.

5.Kini vetbesim

Kjo është këshilla më e mirë që çdokush mund t’ua japë! Njerëzit shohin vetëm atë që u tregoni atyre, nëse ju do e shfaqni veten në mënyrë të caktuar, ajo do të jetë mënyra se si ata do t’ju perceptojnë. Kjo vlen për shumë gjëra në jetë, por është absolutisht e vlefshme kur është fjala për lidhjet. Nuk ka diçka më joshëse se një femër e sigurt në vete.

6.Vështrimi në sy

Një vështrim i thellë dhe për një kohë të gjatë në sytë e tij është gjëja e duhur që mund të ndezë shkëndija dhe të trazojë mendjen e tij. Shkëmbimi i shikimit mes të dyve në momentin e duhur mund të jetë magjik dhe të nxjerrë në pah emocione që as ai nuk i din.

7.Befasojeni atë

Kjo nuk vlen për surpriza materiale sepse ato do të keni kohë t’i bëni. Tregojni atij se ju jeni shumë më shumë se sa që mendon. Nëse ju ka parë shumicën e rasteve si vajzë më klas dhe elegancë atëherë tregojani anën tjetër. Bëhuni “vajzë e keqe” dhe lëreni veten të lirë. Bëni çdo gjë që ai nuk e pret prej juve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat