Kjo recetë heq qimet me rrënjë

Life style

Kjo recetë heq qimet me rrënjë

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Depilimi me sheqer, njohur ndryshe si depilimi tradicional i gjyshes vazhdon t’i rezistojë kohës dhe është një nga metodat më të mira për të shpëtuar një herë e përgjithmonë (dmth për një muaj) nga qimet e bezdisshme.

Depilimi është një ndër ritualet më të rëndësishme të higjienës së një femre, por në njëjtën kohë një proces jo shumë i lehtë i cili jo rrallëherë mund të shoqërohet me incidente të vogla si skuqje, lëkurë e irrituar, shenja vrajash e prerjesh si pasojë e briskut etj.

Nëse jeni të pavendosur për mënyrën si të depiloheni ( përmendim këtu depilimin me pe, brikun, trajtimi me lazes, strishat e dyllit etj) Living ju propozon një recetë shumë interesante.

Depilimi me sheqer, njohur ndryshe si depilimi tradicional i gjyshes vazhdon t’i rezistojë kohës dhe është një nga metodat më të mira për të shpëtuar një herë e përgjithmonë (dmth për një muaj) nga qimet e bezdisshme.

PËRGATITJA: Në një tigan shtoni  2 lugë gjelle sheqer kaf, 1 gjysmë gote ujë të vakët 100 ml, lëng limoni sipas dëshirës, këshilloni të përdorni lëng natyral duke shtrydhur gjysmë limoni. Përzieni mirë përbërësit mirë me njëri-tjetrin derisa të lidhen dhe lërini të ziejnë për disa 5-6 minuta. Pasi përbërësit të jenë shkrirë me njëri-tjetrin dhe të jetë formuar një masë xhelatinoze, hidhni masën në  një enë qelqi. Kujdes, sheqeri nuk mund të jetë shumë i nxehtë pasi rrezikon të plasaritë vazon.

Më pas me ndihmën e një spatule druri ose plastike shtrini dyllin e sheqerit mbi lëkurë dhe lëreni që të ngrijë paksa dhe tërhiqni qimen nga ana e kundërt.

Ndryshe nga depilimi me brisk, ku është e nevojshme që lëkura të jetë e lagur dhe e hidratuar, në këtë rast lëkura duhet të jetë e thatë. Por pas depilimit mund të aplikoni sipas dëshirës xhel aloe vera ose vaj esencial. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat