Ke rënë vërtet në dashuri? Ja disa këshilla për ta kuptuar

Life style

Ke rënë vërtet në dashuri? Ja disa këshilla për ta kuptuar

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 09:16
Ilustrim

Nuk është gjithmonë e lehtë të kuptosh nëse ke rënë vërtet apo jo në dashuri! Ndonjëherë zemra dhe mendja nuk “flasin” dhe ju jeni vërtet konfuzë për ndjenjat dhe jetën tuaj.  Pra si mund të qartësoheni? Ndoshta nuk mund t’i pranoni ndjenjat tuaja ndaj të tjerëve, por thellë në zemrën tuaj, duhet t’ia dilni të jeni pak të sinqertë.

E ndien mungesën e tij në çdo moment 
Të ndiesh mungesën e personit të zemrës është pikërisht fillimi. Pasi keni kaluar orë duke folur në telefon dhe pasi e keni ndërprerë bisedën, menjëherë e pyesni veten se çfarë do të jetë duke bërë në ato momente dhe nëse po ju mendon. Kjo gjë është normale, ashtu siç është normale të dëshirosh të kalosh pothuajse të gjithë kohën me të dhe të organizosh takime, edhe të “çmendura” vetëm për ta parë. Nëse jeni në këtë stad, nuk ka asnjë dyshim: jeni shumë të dashuruar!

Flet gjithnjë për të 
Një person i dashuruar ka një defekt shumë të madh, të paktën për atë që në një farë mënyre është i/e detyruar ta dëgjojë, flet gjithmonë për të dashurin e saj (në këtë rast). Çdo justifikim për të është i mirë që të nisë një diskutim: “ai ka bërë këtë, ka bërë atë”, “po sa ka investuar për atë gjë”, “idetë e tij janë më të mirat”. Është një gjë që nuk mund të kuptohet, por personi i dashur bëhet objekt i çdo diskutimi dhe i çdo argumenti.

Mendon për të mirën e tij, përpara të mirës tënde 
bujaria është një tjetër faktor. Kur mendohet për të mirën e personit të dashur përpara të mirës vetjake do të thotë ta duash shumë atë. Nuk është e nevojshme të flijoheni, por edhe vetëm duke u përpjekur për të mos lënë pas dore dëshirat e tjetrit, do të thotë shumë. Për shembull: të shkosh ta shohësh kur luan futboll, të zgjedhësh për të parë në kinema filmin e tij të preferuar ose ndoshta të bësh një udhëtim, sepse ai ka dëshiruar gjithmonë të shohë një gjë të caktuar në një vend shumë të preferuar për të.

Gjestet e vogla dhe shumë të rëndësishme të dashurisë 
Është e qartë se gjestet e mësipërme nuk janë të vetmet gjeste nëpërmjet të cilave kuptohet nëse ke rënë në dashuri ose jo. Ty duhet të të rrahë zemra fort, të ndiesh “fluturat” në stomak ose ndoshta të ndiesh të dridhurat nga vetëm një shikim i tij për t’u bindur se ke rënë në dashuri.

Pse e dua? 
Ti mund të pyesësh veten: pse nuk e konsiderova si një ndihmë shoqërore, por rashë në dashuri? Përgjigjja është e thjeshtë, sepse i korrespondon kërkesa të tua subkoshiente që ti ke për të dashurin ideal, përndryshe ky person do të jetë thjesht një shok i mirë për ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat