Ja arsyet se pse të gjithë zgjedhin korrikun apo gushtin për t’u martuar

Life style

Ja arsyet se pse të gjithë zgjedhin korrikun apo gushtin për t’u martuar

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:39
Foto Ilustrim

Momenti më i bukur për një çift është dita e dasmës. Ata kurorëzojnë dashurinë e tyre dhe janë pranë njerëzve më të dashur që i kanë shoqëruar në rrugën e gjatë të jetës, në ditë të mira dhe të vështira. Për këtë arsye ajo ditë duhet të jetë perfekte, ku asgjë nuk duhet të mungojë.

Data për një martesë duhet të shqyrtohet me kujdes, por nëse do të pyesnit se cilin sezon duhet të zgjidhni për të kurorëzuar dashurinë tuaj, organizuesit e dasmave këshillojnë të martoheni në verë, dhe kjo për disa arsye.
Gjendja emocionale.

Vera, dielli, zogjtë, lule të bukura dita e gjatë ndikojnë shumë emocionalisht tek çdo njeri dhe kontribuojnë për një humor më të mirë. Nëse doni që të ftuarit tuaj të gëzojnë me të vërtetë, zgjidhni stinën e verës për një ditë kaq të rëndësishme.

Moti
Një mot i mirë ju lë hapësirë që ju të keni një mori vendesh ku mund të bëni dasmën tuaj. Ju mund të festoni në plazh, rreth pishinës, në një kopësht të mrekullueshëm në vend që të mbylleni në një sallë të ftohtë që do të ndikojë në gjendjen emocionale të të ftuarve por ndoshta edhe në reduktimin e numrit të tyre. Për më tepër edhe veshja është një zgjedhje më e lehtë.

Fotografitë
Në një ngjarje me rëndësi mbesin kujtimet të “ngrira” në një foto. Në një ditë me shumë diell, dritë sigurisht që foto do të dalin më bukur, më me shumë jetë, ngjyra ndriçim.

Forma më e mirë
Mënyra më e lehtë për të humbur peshë është gjatë verës. Atëherë oreksi është më i vogël, ne djersitemi më shumë dhe kemi një motivim më të fortë për t’u dobësuar sepse plazhi na pret të gjithëve. Nëse e bëni dasmën tuaj në verë, motivimi juaj për të humbur disa kile të tepërta do të jetë edhe më i madh, efekti do të vërehet menjëherë dhe do të vlerësohet nga më shumë njerëz./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat