Trajtimet e panjohura që duhet t’i provoni sa më parë nëse vuani nga rrathët e errët nën sy

Life style

Trajtimet e panjohura që duhet t’i provoni sa më parë nëse vuani nga rrathët e errët nën sy

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Pas rrathëve të errët nën sytë mund të fshihen shumë arsye, nga më shqetësueset, ato që lidhen me shëndetin e deri tek arsyet si mungesa e gjumit, stresi lodhja etj.

Lexoni në këtë link shenjat paralajmeruese të sëmundjeve që mund t’i kuptoni përmes syve.

Nëse rrathët e errët nuk janë të trashëguara gjenetikisht apo pasojë e sëmundjeve si prsh anemia, të jeni të sigurtë që metodat e mëposhtme natyrale do të zbehin pamjen e qeskave nën sy brenda pak ditëve.

1. Feta kastraveci

Phillip Artemi i Kolegjit Australian të Dermatologëve tha për Reader’s Digest se kastraveci i ftohtë vendosur në sytë tuaj ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut duke zvogëluar qeska e errëta.

2. Shmangni kafeinën dhe alkoolin

Alkooli dhe kafeina mund të shkaktojnë dehidratim të lëkurës, kështu që nëse qeskat nën sy janë tepër të errëta , është shenjë se duhet të filloni të ndiqni një stil jetese të shëndetshëm duke lënë pas disa zakone të dëmshme për shëndetin.

3. Vitamina K

Sigurohuni që dieta juaj ushqimore të përmbajë mjaftueshëm vitaminë K ose produktet e kujdesit të lëkurës të kenë në përmbajtjen e tyre këtë vitaminë.

4. Qese çaji

Përdorimi i qeseve të ftohta e të përdorura të çajit mund të zbehin gjithashtu pamjen e errët të rrathëve nën sy. Sipas ËebMD çaji ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe qeskave të fryra.

5. Antihistaminet

Alergjia mund të jetë gjithashtu një shkak për rrathët e errë dhe sipas Royal Australian dhe Neë Zealand College of Ophthalmologists pilulat antihistamines ose sprajtet për hundën me këtë përmbajtje që janë për alergjitë mund të reduktojë pamjen dhe sipërfaqen e errët nën sy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat