Lulja e preferuar tregon shumë për ju

Life style

Lulja e preferuar tregon shumë për ju

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:50
Foto ilustrim

Të gjithë kanë të paktën nga një lule të preferuar, dhe të zbulojnë se cila është ajo mbetet misioni i njerëzve të afërt sidomos në periudhë festash. Megjithëse dita e 8 marsit konsiderohet si ditë proteste për të drejtat e grave, në vendin tonë mijëra buqeta janë dhuruar dje për femrat e zemrës, nëna, motra, vajza, bashkëshorte e të dashura. Ju a morët ndonjë buqetë dje? Po lulja juaj e preferuar cila është? Më poshtë ne kemi radhitur një listë lulesh të cilat tregojnë më shumë për personalitetin tuaj. Ja çfarë na “thonë” ato:

Trëndafili

Aventurat dhe udhëtimet janë stili i jetesës së një adhuruesi trëndafilash. Llojet e ndryshme dhe karakteristikat e tyre të veçanta ju bejnë të magjepseni pas tyre.

Bozhurë

Megjithëse kjo lule ngjan si një “dollap i mbyllur” nuk do të thotë që ju bënë të humbisini feminilitetin tuaj. Dasma juaj mund të ngjajë e mrekullueshme e stolisur me lulet e bozhurit.

Manjola

Lulja e Manjolës lulëzon vetëm në muajin Maj. Ju që preferoni këtë lule jeni të veçantë, të këndshëm dhe me shumë mundësi vini nga një familje e fuqishme.

Lilac

Ju keni shije antike dhe garderoba juaj është e tepër romantike. Të dalësh për një gotë verë në dimër për ju nuk është fare problem (lilac trasportohet në dimër nga Hollanda). Ashtu si lilac ju mbani një qëndrim të drejtë, që cila tregon vetëbesim.

Karafili

Ju keni aftësi të veçanta filozofike gjithashtu për të mësuar gjuhë të huaja. Karafilat datojnë që në periudhën e Greqisë dhe Romës antike.

Orkidea

Ka shumë mundësi që ju të keni të fshehura në komodinën tuaj copa të shumta dantellash dhe leopardi. Tajlanda dhe Zelanda e Re janë vendet që juve ju magjepsin. Jeni misteriozë gjithashtu dhe delikatë.

Gladiola

Nëse Gladiola është lulja juaj e preferuar atëhërë ju keni një shpirt aventuresk. Aventura është pjesë e jetës suaj.

Tulipani

Çdo gjë rreth jush është si petalet e tulipanit, duke filluar nga shijet e kuzhinës dhe veshjet tuaja. Tulipanët janë kultivuar për herë të parë në Turqi.

Lulja “Lily”

Në qoftë se ju jeni adhurues të kësaj luleje, atëhërë ju jeni një koleksioniste fantastike këpucësh.  Ju jeni tepër të pavarur në marrëdhënien tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat