Kremi i diellit, 10 gabime që duhet të shmangim urgjentisht

Life style

Kremi i diellit, 10 gabime që duhet të shmangim urgjentisht

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 08:53
Foto ilustrim

Mitet e rreme dhe zakonet e këqija të verës që na ekspozojnë ndaj rrezikut të djegies nga dielli kur jemi në plazh dhe gjatë ditës. Në qiellin veror, Dielli shkëlqen plot forcë dhe temperaturat e larta nxisin dëshirat tona për të shkuar në det ose në mal, për të marrë ate nxirjen e parë të lehtë, veçanërisht kur lëkura jonë është ende e bardhë pas muajve të gjatë të dimrit dhe një vere të “vonuar”.

Për të shmangur rrezikun e djegies së dhimbshme dhe madje edhe sëmundjeve shumë të rënda të lëkurës kërkohet shumë kujdes. Aleatët tanë më të vlefshëm janë kremërat mbrojtës dhe filtrat ndaj diellit, që të gëzojmë të gjitha mirësitë e diellit në mënyrë të sigurtë dhe gradualisht të fitojnë atë ngjyrën e bukur të artë të verës. Shpesh biem pre e zakoneve të keqija dhe ‘mashtrimeve’ nga të cilat duhet të ruhemi për të përfituar një nxirje perfekte. Më poshtë kemi listuar disa veprimet që nuk duhet të bëjmë dhe këshilllat që duhet të ndjekim nëse na intereson vërtet shëndeti i lëkurës sonë.

KAM LËKURË TË ERRËT, KREMI I DJELLIT NUK MË DUHET – Është e vërtetë që personat me nje ngjyre të çelët kanë më shumë gjasa të digjen nga dielli se ata që kanë ngjyre më të errët të lëurës, por edhe esmerët mesdhetarë nuk janë të mbrojtur nga dëmet e rrezeve diellore. Në të vërtetë, nëse keni një tendencë të ulët të skuqjes gjatë banjove të diellit, mund të çojë në nënvlerësimin e kohëzgjatje ndaj ekspozimit të diellit dhe pasojave të tij. Ne duhet të zgjedhim një faktor të lartë e të mirë mbrojtjeje ose shumë të lartë për lëkurat e çelta, të mesme për ata me lëkurë të errët dhe t’i përdorim ato me përpikëri dhe pas ditëve të para, faktori mbrojtës mund të ulet, por pa hequr dorë plotësisht.

NËSE NUK KA DIELL NUK DIGJESH – E gabuar. Rrezet Ulta Vjolet arrijnë të depërtojnë përmes shtresave të reve. Gjithëmonë kërkohet aplikimin e kremrave të diellit nëse jemi në plazh ose në mal, edhe kur nuk është qielli blu.
POSHTË ÇADRËS NUK KA RREZIK – Nuk është e vërtetë. Rrezet e diellit na arrijnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë, të pasqyruara nga rëra dhe sipërfaqja e ujit, nëse jemi në një distancë e afërt nga bregu. Hija e ofruar nga çadra dhe perdet ose mbulesave shërbejnë vetëm për të freskuar, jo për të na mbrojtur nga djegia e diellit. Nëse ndiejmë lëkurën e skuqur ose të kuqërremtë, e vetmja strehë e vërtetë përveç kremit të diellin, është që të veshim një bluzë ose një këmishë që na mbulon ose kur jemi në mal të strehoemi në një pyll ku hija e pemëve është e trashë.

KUR DUHET TA VENDOSIM KREMIN E PLAZHIT – Produktet mbrojtëse duhet të aplikohen në lëkurë të pastër dhe të thatë të paktën gjysmë ore para ekspozimit ndaj diellit. Ideale është ta bëni këtë veprim në shtëpi, para se të shkoni në plazh. Duhet të kujdeseni ta përhapni kremin në të gjitha pjesët e trupit, ndoshta duke hequr rrobat në mënyrë që të mos harroni edhe pikat kritike. Kremi duhet të vendoset disa herë gjatë ditës, veçanërisht nëse bëni banjo dielli të gjata ose nëse ju djersisni shumë. Në këtë rast këshillohet të hiqni kripën me një dush të freskët, të thaheni tërësisht dhe të ripërdorni kremin e diellit. PIKAT “KRITIKE” – Përveç pjesëve të trupit që dihet që jenë veçanërisht delikate, si fytyra, qafa, zonat në të cilat keni plagë, ne nuk duhet të harrojmë të aplikojmë kremin në pjesët prapa gjunjëve, në pjesën e sipërme të këmbëve, mbi sqetull, mbi buzët dhe në lobet e veshëve. Ato janë zona të ndjeshme dhe ne shpesh i harrojmë, të paktën deri në momentin kur dhimbjet sinjalizojnë ekzistencën e tyre dhe tëheqin vëmendjen tonë.

KREM HIDRATUES NË VEND TË KREMIT TË DIELLIT – Përdorimi i një kremi hidratant të thjeshtë në vend të kremit të plazhit është një ide shumë e keqe që mund të ketë pasoja të dhimbshme. Kremërat e plazhit përmbajnë filtra që na mbrojnë nga rrezet e dëmshme, të cilat shkaktojnë djegie dhe plakje të shpejtë të lëkurës, ndërsa kremërat hidratantë shërbejnë vetëm për të ushqyer dhe mbajtur lëkurën e butë. Nën diell është e domosdoshme të përdoret një kozmetikë mbrojtëse, ndërsa hidratuesit duhet të lihen për trajtimet e mbrëmjes ose të mëngjesit, për të ribalancuar epidermën pas ekspozimit ndaj diellit.

SI TË APLIKOJMË PRODUKTIN NË MËNYRË TË RREGULLT – Kremi i diellit duhet të përhapet në lëkurë të pastër dhe të thatë pa u kursyer në sasi. Nëse përdorim një tubet, duhet vetëm një “shirit” kremi për rreth dy centimetra për secilën pjesë të trupit dhe ta përhapin deri sa të përthithet nga trupi. Nëse përdorim qumësht apo vaj, sasia është e nevojshme për ta bërë lëkurën të duket e butë dhe e shkëlqyeshme.

KREMI I SEZONIT TË MËPARSHËM – Filtrat e kremi “vjetrohen” pas viti, kështu që është e këshillueshme që të zëvendësohët kremi e vitit të kaluar, sidomos kur i kemi patur gjatë gjithë vereës dhe periudhës së pushimeve lart e poshtë. Ne mund të “mbajmë” kremrat gjysëm të përdorura nëse ato janë mbajtur në vende të freskëta dhe jane ekspozuar pak plazh. Megjithatë, mos harroni se filtrat e vjetër mund të jenë dobësuar dhe janë më pak efektivë.

TUALETI/MAKE UP – Ne zgjedhim produkte specifike për plazh që shpesh përmbajnë edhe pak filtra ndaj diellit. Megjithatë, le të vendosim kremin e diellit si bazë dhe më pas të vemë tualet sa më pak të jetë e mundur pasi: sa më natyrale të jeni nën diell aq më e bukur jeni.

FLOKËT DHE SYTË – Mos harroni t’i mbrojmë ato ashtu si bëjmë me pjesët e tjera të trupit. Duhet të përdorim syze dielli me cilësi të mirë, të cilat duhet të kenë lentet me filtër të certifikuar mbrojtjeje. Ndërsa për flokët ne duhet të zgjedhim një vaj me plazhi për flokët, në mënyrë që të mos zbehen shumë zbehur dhe të dehidratohen në fund të ditës. Më pas, përdorim një shampo të lehtë, dhe të mos kurseni në maskat me balsam dhe të lëndëve ushqyese per flokët tuaj.

PIKAT “KRITIKE” – Përveç pjesëve të trupit që dihet që jenë veçanërisht delikate, si fytyra, qafa, zonat në të cilat keni plagë, ne nuk duhet të harrojmë të aplikojmë kremin në pjesët prapa gjunjëve, në pjesën e sipërme të këmbëve, mbi sqetull, mbi buzët dhe në lobet e veshëve. Ato janë zona të ndjeshme dhe ne shpesh i harrojmë, të paktën deri në momentin kur dhimbjet sinjalizojnë ekzistencën e tyre dhe tëheqin vëmendjen tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat