Shenjat që tregojnë se ndoshta jeni ju egoisti në marrëdhënie me njerëzit!

Life style

Shenjat që tregojnë se ndoshta jeni ju egoisti në marrëdhënie me njerëzit!

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 17:42
Foto ilustrim

Nuk ka absolutisht asgjë të keqe të duash veten. Por nëse besimi juaj kalon në një sens të tepruar vetë-rëndësie, veçanërisht nëse kjo ka një ndikim negativ tek të tjerët, ndoshta diçka nuk shkon?

Shpesh njerëzit e kanë të vështirë të dallojnë të qenit egoist me kujdesjen ndaj vetes. Kjo e dyta është ajo që njihet edhe si "egoizëm i shëndetshëm" dhe ndonëse, kjo ndarje i bën njerëzit konfuzë, nëse sheh me vëmendje dallohet qartazi se për cilin nga rastet bëhet fjalë.

Në thelb, të jesh egoist do të thotë të kesh një ndjenjë të ekzagjeruar të rëndësisë ndaj vetes, të besosh vazhdimisht se ti je i ndarë ose më i mirë se gjithë të tjerët, pavarësisht vendit apo situatës. Shpesh tiparet e një egoisti, janë të ngjashme me ato të një narcisti.

Mënyra më e lehtë për të "korrigjuar" një personalitet egoist është duke shprehur kuriozitet tek të tjerët. Ekspertët sugjerojnë të bëni më shumë pyetje dhe të sfidoni veten për të mësuar diçka të re. Një zgjidhje tjetër është edhe terapia. Më poshtë gjeni disa shenja, me të cilat nëse identifikoheni, atëherë ndoshta keni tipare të një personaliteti egoist.

#1 Ju interesojnë vetëm gjërat materiale.

#2 Ju pëlqen shumë të bëni thashetheme për të gjithë.

#3 Prindërit ju kanë trajtuar gjithmonë si të ishit ndryshe, ju kanë thënë vazhdimisht se "jeni më të mirë se të gjithë", se "askush s'mund të fitojë para jush" etj.

#4 Keni tendencën t'i ndërprisni të tjerët.

#5 Ndoshta keni ose syoni një pozicion pune të fuqishëm.

#6 Bëheni keq nëse humbisni, edhe nëse është një lojë e parëndësishme.

#7 Rrallëherë lidheni me të tjerët në nivel shoqëror.

#8 Nëse ia dilni me sukses ose fitoni diku, siguroheni të "falenderoni veç veten".

#9 S'e pranoni kurrë se jeni gabim apo se ishte faji juaj.

#10 I zgjidhni miqtë në mënyrë strategjike.

#11 Doni të jeni gjithmonë ju në kontroll.

#12 Në të vërtetë, keni vetëbesim të ulët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat