Nuk e shkakton klori i pishinës irritimin e syve, por djersa dhe urina

Life style

Nuk e shkakton klori i pishinës irritimin e syve, por djersa dhe urina

Më: 30 korrik 2021 Në ora: 07:13
Ilustrim

Mos ia lëni fajin klorit, nëse sytë e juaj janë të kuq, pas një noti në pishinë.

E vërteta e hidhur, është se irritimin e syve, e shkakton urina dhe djersa që ndodhet në ujin e pishinës publike, transmeton Telegrafi.

Hulumtimi që është bërë nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nga Uji, pretendon se klori vetëm se e pastron ujin.

“Djersa dhe urina e tepërt nëpër pishina publike, nuk mund të pastrohen nga klori, e si pasojë e kësaj, shfrytëzuesit i kanë sytë e infektuar” ka thënë Dr Michael J. Beach nga organizata që e ka bërë hulumtimin.

CDC paralajmëron se ekziston një parazit që transmetohet me diarrenë dhe se është imun ndaj klorit, prandaj është e rëndësishme të laheni para se të zhyteni në ujin e pishinave.

Dhe ju lutemi, kryeni nevojat personale para se të hyni në pishinë, jo gjatë notimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat