5 këshilla për ta bërë grimin të zgjasë gjatë verës

Life style

5 këshilla për ta bërë grimin të zgjasë gjatë verës

Më: 31 korrik 2021 Në ora: 21:16
Foto ilustrim

Nxehtësia dhe djersa janë faktorët që bëjnë që grimi të mos qëndrojë gjatë në verë.

Megjithatë, ka disa sekrete për të arritur një grim veror dhe për të siguruar që të mbetet uniform, të paktën për shumicën e kohës që jemi larg shtëpisë.

Përdorni një sasi të vogël grimi

Në ditët kur nxehtësia nuk favorizon asnjë lloj grimi, është e rëndësishme të shmangni ekzagjerimet. Aplikoni një sasi të vogël kremi. Nuk është e nevojshme të mbuloni tërë fytyrën por vetëm zonat ku keni më shumë nevojë.

Kremi kundër diellit si bazë

Për të mos aplikuar sa më shumë produkte, zëvendësojeni bazën e fondatinës me kremin tuaj mbrojtës kundër diellit.

Aplikoni produktin me një furçë

Për të mos krijuar vaj shtesë në lëkurë, por dhe për të arritur qëndrueshmëri dhe rezultat natyral, aplikoni fondatinën me një furçë dhe përfundojeni procesin me gishta, nëse ka pika që kanë nevojë për më shumë theksim.

Përdorni fiksuesin e make up-it

Gjatë verës është mirë të përdorni një sprej fiksues që “vulos” grimin në lëkurë duke dhënë një pamje të përsosur.

Rëndësia e kujdesit të lëkurës

Si në dimër dhe në verë, kujdesi ndaj lëkurës duhet të jetë prioritet. Lëkura e fytyrës ka nevojë për kujdes intensiv, pastrim të mirë dhe hidratim. Nëse nuk i siguroni asaj këto, make up-i juaj përfundimisht nuk do të duket aq natyral sa përpiqeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat