Këshillat për të mos rënë pre e atij që po njeh online

Life style

Këshillat për të mos rënë pre e atij që po njeh online

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Zgjidhni me kujdes njerëzit me të cilët flisni, qoftë edhe në mënyrë virtuale. Ka shumë hile psikologjike që jo vetëm ju hyjnë në punë, por ju ndihmojnë të mos bini pre e rrezikut përtej telefonit. Nuk është edhe aq vështirë që dikush të na joshë, aq më tepër nëse luan me mendjen tonë, prandaj para çdo komunikimi kini parasysh këshillat më poshtë, për të shmangur pasojat që mund të jenë të shumta.

1. Kontrollo me kujdes moshën e tyre

S'është e pazakontë që burra në moshë të duan të krijojnë lidhje me vajza të reja. Çfarë fshihet më pas mund të jetë fatale, prandaj sigurohuni që jeni duke folur me njeriun që ju mendoni.

2. Kujdes nga deklaratat e papritura të dashurisë

Mund të shkaktojnë marramendje në fillim, por kujdes! Janë thjesht një mënyrë për të arritur drejt qëllimit final. Askush me qëllime reale për të krijuar diçka të vërtet nuk ju shpreh dashurinë në bisedat e para. Kujdes me informacionet që jepni.

3. Mos bini pre e kërkesave të tyre

Pasi ka kaluar pak kohë nga bisedat tuaja, mund të filloni ta ndjeni më afër dhe kështu, dëshironi ta ndihmoni me çdo kusht. Nëse ai/ajo ju kërkon para bëni kujdes!

4. Kontrollo foton e tij të profilit.

Shihni në Google nëse ajo foto është e përdorur më parë ose jo. Sigurohuni që të mos jetë llogari false.

5. Vini re gramatikën e tij/saj

Një gramatikë e keqe kronike thotë diçka!

6. Kërkojini takim 

Eshtë gjëja më me mend që mund të bëni. Pse të shpenzoni kohë për t'u zhgënjyer në fund?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat