Përmes syve mund ta kuptoni nëse jeni më të zgjuar se të tjerët

Life style

Përmes syve mund ta kuptoni nëse jeni më të zgjuar se të tjerët

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Duke parë dikë në sy, ti mund të kuptosh shumë gjëra. Duke filluar nga siguria emocionale, deri tek shenja të tjera siç janë mërzia, inati, apo lumturia. Çfarë ndoshta është e panjohur për ju, është fakti që sytë janë një sinjal që flasin për inteligjencën dhe për IQ-në tuaj! 

Që do të thoni se me pak vëmendje mund të kuptoni sa inteligjent është personi përballë jush. Sipas një studimi, njerëzit me bebet e syrit më të mëdhenj janë përgjithësisht më të zgjuar se të tjerët. 

Zakonisht, diametri i bebeve është nga 2-8 mm dhe bashkë me irisin  ato rregullojnë sasinë e dritës që kalon nga sytë tanë për të na mbrojtur retinën. Eshtë provuar se madhësia e bebes së syrit ndryshon nga një njeri tek tjetri dhe jo vetëm kaq, por varet nga ndryshimi i emocioneve. Jo më kot thuhet se kur tërhiqemi nga dikush, bebet tona të syrit zgjerohen.

Përsa i përket lidhjes me inteligjencën janë kryer teste që tregojnë se bebja e syrit është e lidhur me  locus coeruleus, një zonë të trurit përgjegjës për funksionet njohëse. Sa më funksionale të jetë ajo pjesë e trurit aq më shumë zgjerohet bebja e syrit. Kështu që mos humbisni kohë, por studioni beben për të kuptuar inteligjencën e atij përballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat