Të dashur meshkuj, bëni kujdes! Femrat shohin të parat këto 7 gjëra sapo ju takojnë

Life style

Të dashur meshkuj, bëni kujdes! Femrat shohin të parat këto 7 gjëra sapo ju takojnë

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 17:34
Ilustrim

Të flasim pak për përshtypjet e para. Më konkretisht, ato që gratë krijojnë mbi meshkujt kur i takojnë për herë të parë. Çfarë vënë re?

1 – Këpucët tuaja

Pse ka rëndësi: Nëse sytë janë dritarja për shpirtin, këpucët janë dritarja e stilit tuaj. Vishni ato të gabuara, dhe ju do të jepni një mesazh më pak se ideal. Nëse ato janë të lehta,  ajo do të dyshojë që jeni tip “i lirë”, shkruan Bota.al. Nëse janë të vjetëruara, ajo do të mendojë se nuk ju intereson pamja juaj (dhe do të pyesin veten se çfarë tjetër nuk ju intereson).

Ç’të bëni: Konsideroni këpucët një investim. Shpenzoni sa të mundeni për disa palë të mira – vishni këpucë në të dyja ngjyrat, të zeza dhe kafe, si dhe mokasinë për veshjet më sportive. Dhe sigurohuni që këpucët tuaja janë të përshtatshme për veshjen – kjo do të thotë që nuk duhet të vishni atlete apo sandale me kostum.

2 – Përshëndetja juaj

Pse ka rëndësi: Pse mendoni se është aq situatë nervoze kur garuesit e parë dalin nga limuzina tek “The Bachelor”? Dhe djema, mos pretendoni se nuk e keni parë këtë serial të paktën një herë. Është për shkak se ata kanë vetëm disa fjalë dhe gjeste për të bërë një përshtypje të parë të mirë. Një përshëndetje është mundësia e parë për t’u prezantuar në mënyrën që dëshironi të shiheni. Shtrëngimi i dorës, buzëqeshja dhe “përshëndetje”, të gjitha kontribuojnë.

Ç’të bëni: Jini të sigurt në vete, por miqësorë. Mos shikoni përtej, ose lart e poshtë kokës së femrës, para se të shihni fytyrën. Sigurisht, nëse nuk mund të bëni kontakt me sy nga nervozizmi, kjo nuk është shumë tërheqëse. Shikojini në sy, buzëqeshni ngrohtësisht, dhe përsëritjani emrin (për t’ju ndihmuar ta mbani mend atë). Dhe kurrë mos nënvlerësoni fuqinë e një shtrëngimi duarsh.

3 – Duart tuaja

Pse ka rëndësi: Meqë tashmë po flasim për shtrëngimet e duarve, le të diskutojmë gjendjen e lëkurës suaj. Unë e di se “lagështimi” ndoshta nuk është në listën tuaj të përditshme “Për të bërë”. Por duart e ashpra nuk janë diçka që zonjat duan të vënë re. Askush nuk dëshiron të prekë lëkurën me luspa. Edhe nëse mendoni se hidratuesi nuk është “burrëror”, është në interesin tuaj më të mirë që të mbani lëkurën tuaj të butë.

Ç’të bëni: Mbani një krem duarsh në tryezën tuaj në punë dhe përdoreni atë kur jeni duke menduar formacionin tuaj të futbollit të fantazisë ose duke u përpjekur të vendosni se çfarë duhet të hani për drekë.

4 – Pamja juaj

Pse ka rëndësi: Ka, natyrisht, djemtë e modës dinë gjërat që s’duhet të bëjnë. Për shembull, të shkojnë në një takim me t-shirt që lexon “Unë jam budalla”. Ose të shkojnë në një takim biznesi me bluzë si flamur. Por zakonisht, janë gjërat më të vogla që mund t’ju ndihmojnë në një përshtypje të parë. Një këmishë e zhubrosur – pantallona që nuk janë hekurosur mirë – këpucë me baltë, të ngjyrosura me të gjelbrën e barit.

Ç’të bëni: Bëni një skanim të plotë në pasqyrë para se të dilni nga shtëpia juaj. A dukeni mirë? Të rregullt? A janë flokët të krehur? Këpucët të lidhura? A shkon rripi me këpucët? Një shikim i shpejtë do t’ju shpëtojë nga gabimet e vogla në një përshtypje të parë.

5 – Ora juaj

Pse ka rëndësi: Gratë nuk presin që çdo burrë të mbajë Roleks, por ato presin që të mbani një orë burrash – jo fëmijësh. Jo me fytyra me Mickey Mouse. Jo ora si makinë llogaritëse. Dhe asgjë prej gome, nëse nuk po shkoni në maratonë.

Ç’të bëni: Nëse është koha të merrni një orë, bëni një vizitë në dyqanin e qytetit për të parë se cila është që ju pëlqen. Nuk mund të gaboni nëse merrni një me rrip metalik dhe fushë të zezë, apo rrip klasik lëkure me fushë të bardhë. Jo që të duket shumë, por as edhe një orë që duket sikur e ke mbajtur në festën e karnavaleve.

6 – Gramatika juaj

Pse ka rëndësi: Edhe në shkëmbimin e parë të përshëndetjeve, zonjat kanë gjykime. Ato vënë re nëse përdorni fjalë të mëdha ose jo, nëse thoni “hmmm”, i quani “goce” ose “e dashur”, dhe nëse fjalori juaj është i mbushur me fjalë të pista.

Ç’të bëni: Lexoni më shumë libra? Nuk kërkohen fjalë 10-dollarëshe në çdo fjali, por femrat duan të ndjehen të sigurta që mund të bisedoni si duhet, nëse ju prezantojnë me miqtë ose familjen e tyre, pa patur frikë se do i sikletosni.

7 – Flokët tuaja

Pse ka rëndësi: Mënyra si i mbani flokët flet shumë për ju. Një krehje ku përpiqeni të mbuloni një pjesë pa flokë ju bën të dukeni të pasigurtë. Me yndyrë duket sikur nuk i keni larë prej ditësh.

Ç’të bëni: Gratë kanë mendime të ndryshme mbi gjatësinë e duhur të flokëve, por kjo është subjektive. Më i rëndëishëm është stili. Ose nëse e kanë një stil. Nëse mbani flokë të gjatë, sigurohuni që janë nën kontroll kur dilni nga dera. Nëse po ju bien, thjeshtë rruajeni kokën pa patur turp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat