Si mund të ndikojë muzika në trurin e tuaj?

Life style

Si mund të ndikojë muzika në trurin e tuaj?

Më: 4 gusht 2021 Në ora: 14:33
Foto ilustrim

Muzika, është ajo që ka luajtur një rol të rëndësishëm në çdo kulturë njerëzore, si e kaluara ashtu edhe e tashmja.

Njerëzit në mbarë botën i përgjigjen muzikës në një mënyrë universale.

Por, sa mund të ndikojë muzika në trurin e tonë?

Përparimet në neuroshkencë u japin mundësi studiuesve të matin sesi muzika ndikon në tru.

Interesimi për efektet e muzikës në tru ka çuar në një degë të re të kërkimit të quajtur neuromuzikologji e cila eksploron se si sistemi nervor reagon ndaj muzikës.

Dhe provat janë se muzika aktivizon çdo pjesë të njohur të trurit.

Luajtja dhe madje vetëm dëgjimi i muzikës mund t’ju bëjë më të zgjuar, më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktiv në të gjitha fazat e jetës.

Nëse doni prova se si muzika ndikon në tru, ka kuptim të shikoni në trurin e atyre që luajnë shumë muzikë apo muzikantë profesionistë.

Skanimet e trurit tregojnë se truri i tyre është i ndryshëm nga ai i jo muzikantëve. Ata kanë trurin më të madh, të lidhur më mirë dhe më të ndjeshëm.

Muzikantët kanë memorie të lartë pune, aftësi dëgjimore dhe fleksibilitet njohës.

Truri i tyre është fizikisht më simetrik dhe ata përgjigjen në mënyrë më simetrike kur dëgjojnë muzikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat