Kështu mund të përgatitni Mojito

Life style

Kështu mund të përgatitni Mojito

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 22:50
Foto ilustrim

Koktejet janë pije që mund të ju zbukurojnë edhe më shumë momentet e verës.

Mirëpo nëse keni zgjedhur që sonte të kaloni një natë vere në shtëpi, atëherë mund të shijoni në koktej shumë të shijshem pas darke dhë në sfond një muzikë të preferuara dhe pse jo ndonjë shoqëri të këndshme.

Mojito është njëri ndër koktejt që mund të bëhet shumë lehtë në shtëpi dhe është mjaft i shijshm. Mojito është koktell alkoolik me origjinë kubane. Baza përbëhet nga rumi dhe shoqërohet me gjethe mente e cila i jep atë shije karakteristike.

Për të përgatitur një Mojito në shtëpi nevojiten këta përbërës:

4.0 cl rum
3.0 cl lëng limon i athët
3 gjethe mente
2 lug sheqer
pak tonic

Përgatitja: Hidhni sheqerin, lëngun e limonit dhe mentes në një rrahëse dhe i shtypni. Shtoni rumin dhe më pas i hidhni në një gotë të lartë (tumbler). Shtoni me pas schwepss tonic.

Ajo çka ju mbetet tani, është vetëm ta shijoni. Ju bëftë mirë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat