Qe pse gratë preferojnë tradhtinë në vend të divorcit!

Life style

Qe pse gratë preferojnë tradhtinë në vend të divorcit!

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Kur dashuria fillon të zbehet, disa gra preferojnë të tradhtojnë në vend që të punojnë në zgjidhjen e problemeve, thonë ekspertët

Gratë tradhtojnë kur kanë një arsye të mirë për këtë. Një numër i madh i atyre që bëjnë shkelje kurore dhe më pas mbeten të martuar.

Psikologët dhe këshilltarët e martesës shpjegojnë arsyen e një sjelljeje të tillë.

Arsyet më të zakonshme për këtë janë:

Duan të jenë të sigurta në ndjenjat e tyre

Edhe pse ato mund të jenë duke menduar për përfundimin e lidhjes në të cilën janë aktualisht, ato duan të jenë të sigurta se kanë gjetur njeriun e duhur me të cilin do të jenë në gjendje të vazhdojnë të jetojnë. Nuk janë të gatshme të mbeten pa partner, kështu që “hanë me dy lugë”.

Nuk kanë guxim të mjaftueshëm për të ndërmarrë këtë hap

Kur ato janë plotësisht të sigurta se duan ta braktisin partnerin, disa gra nuk kanë guxim të mjaftueshëm për t’u përballur me partnerin. Në vend që t’i thotë partnerit të saj drejtpërdrejt se gjithçka ka mbaruar dhe të vazhdojë jetën pa të, ajo preferon të tradhtojë.

Ato nuk duan t’i kushtohen vetëm një partneri

Për disa gra, një partenr, nuk është i mjaftueshëm për jetë. Për ato, mashtrimi është argëtues. Këto gra, zakonisht i mbajnë emocionet e tyre për partnerin me të cilin janë martuar, por gjithashtu kanë nevojë për argëtim me të tjerë.

Tradhtia për hakmarrje

Ndonëse ka falur partnerin për tradhtinë e tij, ajo do të përpiqet të mos i mbetet borxhli atij. Kjo grua, kur nuk do mundet të kapërcejë sinqerisht pabesinë e partnerit të saj, në vend që t’i japë fund marrëdhënies, ajo do të preferojë të hakmerret.

Asnjëherë nuk e ka dashur vërtet

Gratë ndonjëherë martohen për arsye të gabuara. Ndoshta asaj i duhej vetëm mbështetje emocionale ose materiale në atë kohë, ose nuk donte të ishte e vetmuar, ose mendonte se ato emocione ishin dashuri. Psikologët thonë se kur ndodhin situata të tilla, gratë zakonisht përfundojnë duke tradhtuar partnerët e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat