Ftoje për të luajtur 'E vërtetë apo sfidë' dhe bëja këto pyetje dhe sfida!

Life style

Ftoje për të luajtur 'E vërtetë apo sfidë' dhe bëja këto pyetje dhe sfida!

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 16:39
Foto ilustrim

Loja "E vërtetë apo është sfidë" nuk është kurrë e vjetër apo e mërzitshme sepse e keni vetë në dorë ta bëni si të dëshironi ju. Nëse jeni në fazën e njohjes, jeni bashkë apo thjesht ju pëlqen të flirtoni me njëri-tjetrin, sapo gjetët lojën e duhur dhe më poshtë edhe ca ide si ta luani. 

Nëse ai/ajo zgjedh pyetje:

- Çfarë ke dashur gjithmonë të provosh, por nuk e ke bërë kurrë?
- Cili është kujtimi yt më i çmuar?
- Cila është një pyetje që nuk doje të ta bëja?
- Me çfarë veshje mendon se dukem më seksi?
- Ku mendon se ka qenë (do jetë) puthja jonë më romantike?
- Nga çfarë ke më shumë frikë?
- Cila është pasiguria jote më e madhe në lidhje me marrëdhënien tonë?
- Cili ka qenë mendimi yt i parë për mua?
- Cila është gjëja e preferuar që ne bëjmë bashkë?
- A ka ndonjë ushqim që ju ndez?
- Çfarë është diçka që unë nuk e di për ty?
- Çfarë mendove pas takimit tonë të parë?
- Çfarë do doje të ndryshoje vetja? Po tek unë?
- Të pëlqen të më thuash çfarë të bëj në shtrat, apo preferon të të thonë se çfarë të bësh?
- Cili është lloji yt i preferuar i paralojës?
- Si kam ndryshuar që kur jemi bashkë?
- Çfarë të pëlqen më shumë tek unë?
- Cili është vesi im më i çuditshëm?
- A je aty ku mendoje se do ishe 5 vjet më parë?
- Kur është hera e fundit që ke qarë?
- A ka diçka që po e pret me padurim në lidhjen tonë?
- Cila është mënyra më e mirë për të të ndezur?
- A ke ndonjë talent të fshehur që s'ma ke treguar?
- Cili është vendi ku fantazon shpesh të bësh seks?
- Nëse nuk do të takoheshim më kurrë, çfarë do të më thoje tani?

Nëse ai/ajo zgjedh sfidë:

- Kërce me një këngë për mua.
- Më thuaj diçka që nuk ia ke thënë askujt më parë.
- Më imito.
- Me puth me pasion.
- Përshkruaj ëndrrën më emocionuese që ke parë me mua (edhe nga ato me sy hapur).
- Vër në këng me të cilën gjithmonë ke menduar të bësh seks.
- Më bëj një masazh ku të duash.
- Më dërgo një foto seksi.
- Vendos gjalp kikiriku, nutella (çfarë të doni) në pjesën e preferuara të trupit tim dhe pastaj lëpije.
- Më trego një lodër seksi që do doje ta përdorje.
- Më thuaj diçka tani për të cilën ke qenë duke fantazuar.
- Më përshkruaj skenarin tënd ideal të lojës me role.
- Më jep një lap-dance.
- Më hiq bluzën duke përdorur vetëm një dorë.
- Më trego se çfarë të ka pëlqyer më shumë herën e fundit që kemi bërë seks.
- Pa më prekur, bëj diçka që mendon se do të më ndezë.
- Pretendo se jam një i huaj që takove në club. Tani, përpiqu të më bësh për vete dhe më bind të vij në shtëpinë tënde.
- Ha një frut në mënyrën më seksit të mundshme.
- Shkruaj një mesazh në trupin tim me gjuhën tënde. 
- Pa folur, më demonstro pozicionin tënd të preferuar.
- Hiq një nga rrobat e mia duke përdorur vetëm dhëmbët.
- Më lidh sytë dhe më prek më pas me një objekt të rastësishëm derisa të gjej se çfarë është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat