Pse koleksioni i kukullave Barbie të Tokyo 2020 shkaktoi reagime të ashpra në publik?

Life style

Pse koleksioni i kukullave Barbie të Tokyo 2020 shkaktoi reagime të ashpra në publik?

Më: 11 gusht 2021 Në ora: 07:00
Barbie të Tokyo 2020

Barbie ka ndezur debate në mediat sociale pasi koleksioni i fundit "gjithëpërfshirës" u akuzua se kishte lënë pa përfshirë një përfaqësuese aziatike.

Mattel, kompania amerikane e cila prodhon kukullën e famshme të modës, publikoi një koleksion të ri për të shënuar Lojërat Olimpike Tokio 2020. Firma madje bashkëpunoi për koleksionin me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe organizatorët e lojërave të këtij viti.

Pesë kukullat duhej të përfaqësonin pesë sportet e reja të shtuara në lojërat këtë vit - bejsboll, karate, patina, sërf dhe ngjitje.

Fansat shpejt vunë re një mungesë në koleksionin e tyre – mungesën e një përfaqësueseje të dukshme aziatike, pikërisht vitin kur Japonia organizoi Olimpiadën.

Në një deklaratë që promovon koleksionin e ri, Janet Hsu, shefja e ekskluzivitetit për Mattel tha:

“Tokio 2020 është një ngjarje monumentale që bashkon botën përmes sportit dhe frymëzon tifozët e të gjitha moshave. Koleksioni Mattel Tokyo 2020 nderon këto sporte dhe frymëzon një brez të ri përmes shpirtit olimpik dhe traditës së shquar atletike."

Ndërsa Mattel pohon se kukulla e tyre me skateboard kishte për qëllim të përfaqësonte komunitetin aziatik, një zëdhënës i tha HuffPost përmes email-it se kompania pranon se "synimi i saj për të përfaqësuar komunitetin dështoi".

Megjithëse kompania tha se donte të theksonte "përfshirjen dhe inovacionin" me koleksionin e tyre të fundit të kukullave, reagimi i ashpër nga fansat tregon se nuk shkoi sipas planit.

Kompania ka njohur më parë diversitetin. Në korrik lançoi një kukull në nder të yllit të tenisit japonez, Naomi Osaka, e cila u shit brenda pak orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat