Një 29-vjeçare nuk e kishte menduar kurrë se do të përfundonte duke kryer marrëdhënie seksuale me kolegun e saj të punës. Për më tepër, personi në fjalë është i martuar me një grua, shkruan “The Sun”.
Ja rrëfimi i saj për rubrikën “Dear Deidre”:
“Kam kryer marrëdhënie seksuale me një koleg të martuar dhe nuk mund t’ja fal dot vetes. Nuk e kisha menduar kurrë se do të isha në gjendje t’ia bëja këtë dikujt. Ai është 49 vjeç, ndërsa unë jam 29 dhe të dy punojmë për një agjensi shitjesh.
Një natë dolëm bashkë dhe ndaluam në një lokal për të pirë një gotë gjatë kohës që diskutonim për disa projekte. Por filluam të diskutonim edhe për gjëra të tjera dhe e gjithë situata u kthye si një takim romantik.
Ai donte të dinte gjithçka rreth meje dhe më bënte shpesh komplimente. Gjatë kohës që prinsim jashtë për të na sjellë makinat, ai më dhuroi një përqafim. Shumë shpejt, duart e tij u mbërthyen pas belit tim dhe më puthi në buzë. Përfudnuam në shtëpinë time.
Pasi bëmë seks, fillova të ndihesha vërtet shumë keq. E urrej veten, dhe pjesa më e keqe është se kam parë foto të gruas së tij dhe ajo duket vërtet një njeri i dashur”.
“Dear Deidre” thotë:
“Ju bëtë një gabim dhe mësuat se kjo gjë nuk është për ju. Gjëja më e mirë që mund të bëni është që t’i thoni këtij zotërie se kjo gjë nuk do të përsëritet më asnjëherë.
Tani që e kuptuat se marrëdhënia me burrat e grave të tjera ju bën të ndiheni fajtore, filloni të shihni persona që janë beqarë. Ndëshkimi i vetes vazhdimisht nuk do t’i hyjë në punë askujt. Është koha të shihni përpara.”