Çfarë duhet të dini patjetër nëse pini kafe sapo zgjoheni

Life style

Çfarë duhet të dini patjetër nëse pini kafe sapo zgjoheni

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Kafe me stomakun bosh? Kafeja e fortë e konsumuar para mëngjesit rrit ngarkesën e glicemisë pas ngrënies

Sa herë mund ta keni dëgjuar ose e kenë thënë dhe vetë se "sa hap sytë nuk rri dot pa pirë kafen’. Dhe shumë nga ne ashtu bëjnë.

Zgjoheni në mëngjes, sulen te kafja, qoftë ekspres apo turke dhe nisin ta shijojnë që "të më hapen mirë sytë".

Por ky është gabimi. Kafja nuk duhet të konsumohet kurrë me stomak bosh. Hulumtimi që citon sot noa.al u krye nga Qendra për të ushqyerit, stërvitjen dhe metabolizmin e Universitetit të Bathit në Angli dhe ekspertët ekzaminuan efektet e gjumit me ndërprerje dhe kafesë në mëngjes në një numër treguesish metabolikë.

Ata testuan njerëzit që pinin kafe sapo zgjoheshin dhe pa ngrënë mëngjes. Rezultati ishte se kafja e fortë e konsumuar para mëngjesit rriti ngarkesën e glicemisë pas ngrënies me rreth 50%.

“Ta themi thjesht, kontrolli i sheqerit në gjak dobësohet kur gjëja e parë që vjen në kontakt me trupin tonë është kafeja, veçanërisht pas një nate me gjumë të trazuar.

Ne mund ta përmirësojmë atë duke ngrënë së pari dhe duke pirë kafe më vonë," tha profesori James Betts i Qendrës për të ushqyerit, stërvitjen dhe metabolizmin në Universitetin e Bath.

Tani, e dini vetë! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat