Kjo është gjëja që për shkak të kësaj, mizat dhe mushkonjat mblidhen në kuzhinën tuaj!

Life style

Kjo është gjëja që për shkak të kësaj, mizat dhe mushkonjat mblidhen në kuzhinën tuaj!

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 21:41
Foto ilustrim

Ndiqni këto tri këshilla dhe largojini në një mënyrë krejtësisht të natyrshme

Mizat dhe mushkonjat janë “mysafirë” të shpeshtë të verës në shtëpi, ndërsa shumica e njerëzve nuk dinë t’i dëbojnë ato pa përdorur kimikate të forta.

Ndiqni këto këshilla dhe nuk do të shqetësoheni me “mysafirë të paftuar”, të cilët mund të krijojnë një katastrofë higjienike në ushqim!

1.

Largoni gjërat e tyre “të preferuara”

Së pari, sigurohuni që të mos keni lënë ushqim jashtë. Këto ushqime mund të jenë një tas me fruta që ngadalë kanë filluar të piqen, ushqimi i mbetur në lavaman ose qeset e plehrave. Merrni një kovë që mbyllet mirë dhe hiqni të gjitha ushqimet e mbetura në mënyrë që aroma e tyre të mos tërheqë mizat.

2. Mbillni në saksi bimë që largojnë mizat

Edhe mizat, edhe mushkonjat do të largohen nga aromat që u pëlqejnë njerëzve, kështu që mbillni borzilok, livandë ose nenexhik. Të gjitha këto janë bimë aromatike të lira dhe të bukura që do të jenë zbukurimi i shtëpisë suaj dhe nuk do të lejojnë që “gumëzhitësit” e bezdisshëm të sillen vërdallë rreth shtëpisë.

3. Bëni një sprej shtëpie

Spërkatni vendet ku grumbullohen mizat me një sprej shtëpie me vajra esencialë. Përzieni ujin dhe vajin esencial të borzilokut, livandos ose barit të limonit në një shishe spërkatëse. Vetëm disa pika do të jenë të mjaftueshme që mizat të anashkalojnë kuzhinën tuaj dhe dhomat e tjera!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat