Si më futi miku në botën e prostitucionit

Life style

Si më futi miku në botën e prostitucionit

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Por, kam dalë nga aeroplani, e kam ndezur telefonin mobil, dhe më ka cingëruar. Një shikim në ekran dhe emri i bashkëshortes kishte mjaftuar që të bëhem nervoz. Për hir të Zotit, më thërret, e mezi kanë kaluar disa orë prejse kur jemi ndarë nga njëri tjetri. - Luan, a ke arritur në Romë? - Ja, porsa kam zbritur nga aeroplani - ia vërtetova bashkëshortes, duke u munduar që përmes zërit të mos e tregoj zemërimin, e më pas menjëherë ma ka kthyer: - Më dëgjo, pak më herët më ka thirrur Fitim. Ai pyet nëse fundjavën ardhshme do të mund të shkojmë së bashku në kamping.

E di që ata shkojnë shumë shpesh dhe ... - Valentina, a më duhet ta them që tani se ku do të jem që në fundjavën ardhshme? Sepse tani është e hënë - ia ndërpreva lidhjen, duke ia ofruar pasaportën vajzës që ishte aty. Ia hodha një sy orës. Kisha saktë një orë që të arrij në takimin e caktuar kohë më parë në Romë, e unë ende isha në aeroport. - E di shpirt, por Viktori do të dëshironte që të jemi me ta. Djemtë tashmë kanë filluar të gëzohen dhe . . . - Valentina, të lutem, mos më ngarko tani. Ti e di sepse kam takim shumë të rëndësishëm. Tashmë po vonohem - edhe njëherë ta ndërpreva më herët, kësaj here nuk u mundova ta fsheh fare mllefin, për atë siç mendoja, për këto thirrje të panevojshme.

Mirë. Do t'i them se ende nuk e dimë nëse do të shkojmë me ta. Më lajmëro kur ta përfundosh takimin - më tha Valentina dhe përfundimisht e kam ndërprerë bisedën. Në martesë ishim që njëmbëdhjetë vjet, por kohëve të fundit thjesht nuk më linte hapësirë për të marrë frymë. Që nga momenti, kur para një viti na ka lindur fëmija i tretë, vajza jonë, Valentina, gjithmonë po më vinte pas me problemet shtëpiake. Gjithmonë i kishte duart plot me punë, me fëmijë dhe duke gatuar dhe kishte filluar të m'i hidhte disa nga punët që dikur vetë kujdesej për to. Kështu gjithnjë e më shpesh fillova të merresha me blerjen e ushqimit apo që t'i paguaja llogaritë, e mua më duhej të merresha edhe me ilaçet, t'ia blej vajzës një lloj shurupi, pasi që tash e disa ditë kishte një kollë, e Valentina nuk dilte kurrë nga shtëpia. Për këtë arsye ky udhëtim në Romë më erdhi si shpërblim, që të shkëputem pak nga jeta e komplikuar familjare.

Ndoshta fëmija i tretë ishte i tepërt, po mendoja derisa isha në taksi, në drejtim të vendit ku e kishim lënë takimin. Që të dy moti i kishim kaluar të tridhjetat dhe kishim binjakët dhjetëvjeçarë, e vajza na arriti krejt e paplanifikuar, e pas një mendimi, erdhëm në përfundim se aborti nuk vjen në shprehje. - Tash jam bërë shef, kam pagë më të mirë, e kam paguar edhe kredinë. Fëmija i tretë nuk do të ndryshojë shumë - ishte e bindur Valentina. Por, lindja e vajzës, Donjetës, kishte çrregulluar pak ritmin e jetës.

Djemtë ishin rritur, ishin mjaftueshëm të mëdhenj që të rrinin vetë në shtëpi e unë dhe Valentina kishim kohë t'i përkushtohemi njëri-tjetrit, por edhe punës. Ajo punonte si edukatore në kopsht, e unë kisha një punë të hatashme në një fabrikë italiane. Por, arritja e foshnjës në shtëpinë tonë kishte kthyer disi gjërat ndryshe. Në punë kisha pozitën e shefit, më shumë përgjegjësi, që kërkonte edhe më shumë punë mbrapsht.Kështu që në vend të kujdesit ndaj foshnjës, kisha dëshirë të relaksohem me ndonjë emision televiziv apo ndonjë darkë të qetë, me bashkëshorten në ndonjë restorant. Por, Valentina më nuk kishte kohë për dalje, pos ku përfshihej e gjithë familja, siç ishte puna me miqtë tanë për të shkuar në kamping. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat