Maska nga orizi, recetë japoneze

Life style

Maska nga orizi, recetë japoneze

Më: 24 gusht 2021 Në ora: 16:27

Japonezët janë të njohur si popull, që jeton gjatë, e femrat nga kjo pjesë e botës duken shumë të reja, madje edhe në vitet e vona. Sekreti i tyre është orizi. Orizi është i pasur me acid linolik dhe skvalen, antioksidues ky shumë i fortë, që stimulon prodhimin e kolagjenit dhe ngadalëson paraqitjen e rrudhave.

PËR PËRGATITJEN E KËSAJ MASKE JU NEVOJITEN TRE PËRBËRËS:

• 3 lugë gjelle me oriz, • 1 lugë gjelle me qumësht, • 1 lugë gjelle me mjaltë.

PROCEDURA:

E zini orizin. Ujin në të cilin e keni zier orizin e lini anash. E përzini orizn me qumësht e më pas e shtoni mjaltin. Në fytyrë të pastër e aplikoni maskën. Atë pastaj e shpëlani me ujin, në të cilin e keni zier orizin. Maska do ta bëjë lëkurën tuaj të hidratuar dhe të shëndetshme, do t'i mënjanojë rrudhat, ndërsa antioksiduesit, që gjenden në ujin, në të cilin është zier orizi ndikojnë dobishëm në lëkurën tuaj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat