Shenjat që tregojnë se personaliteti juaj i qetëson të tjerët!

Life style

Shenjat që tregojnë se personaliteti juaj i qetëson të tjerët!

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Keni takuar ndonjëherë dikë që është mishërimi i një videoje qetësuese ASMR?  Kur jeni me ta, menjëherë ndiheni më të relaksuar - pothuajse deri në atë pikë sa i harroni problemet tuaja. Pavarësisht nëse kanë gjuhë qetësuese të trupit, bëjnë kontakt të shkëlqyeshëm me sy, ose dëgjojnë me vëmendje - apo ndoshta të gjitha, është interesante të mendosh se çfarë cilësish i bëjnë njerëzit të kenë këtë efekt. Po ti, a i ke këto cilësi?

Ekspertët përmendin disa shenja që tregojnë se energjia apo prania juaj është qetësuese për të tjerët. Ju ndoshta nuk e dini, por njerëzit duan t'ju kenë pranë sepse në një mënyrë a një tjetër, ju reflektoni tek ata një version më të mirë të vetes së tyre.

#1 - Jeni të pranishëm në moment dhe kjo i sjell njerëzit më pranë të tashmes.

#2 - Respektoni gjithnjë hapësirat personale dhe kufijtë e të tjerëve.

#3 - Njerëzit ju besojnë gjithmonë dhe ju jeni të vetëdijshëm se ata mund t'ju besojnë pa problem.

#4 - Jeni një dëgjues shumë i mirë.

#5 - Në një grup apo bisedë, përpiqeni t'i përfshini të gjithë.

#6 - Zakonisht keni një lloj energjie neutrale: jo negative, as shumë euforike.

#7 - Bëni gjërat që ju relaksojnë.

#8 - Prakiktoni yoga, meditim.

#9 - Adhuroni çdo gjë që lidhet me kujdesin ndaj vetes.

#10 - Ecni me hapa të ngadaltë ose të shpejtë në varësi të situatës ku ndodheni në jetë, pa e vrarë mendjen se si dhe sa po ecin të tjerët.

#11 - Jeni bujarë.

#12 - Të gatshëm për t'i zgjidhur problemet njerëzve.

#13 - Dini si t'ia ngrini humorin dikujt dhe të thoni fjalët e duhura.

#14 - Jeni miqësorë dhe të ngrohtë me njerëzit.

#15 - Jeni shumë empatikë.

#16 - Keni pritshmëri realiste.

#17 - Përdorni një gjuhë pozitive të të folurit, pa e sheqe rosur shumë.

#18 - Jeni mirënjohës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat