Si të hiqni njollat e barit nga rrobat?

Life style

Si të hiqni njollat e barit nga rrobat?

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:54
Foto ilustrim

Zhytja në ujë të nxehtë është gabimi i parë dhe themelor

Moti i mirë është ideal për të qëndruar në natyrë. Mirëpo, bari shumë lehtë lë njolla që janë shumë të vështira për t’u hequr

Për t’i hequr me sukses njollat e këtij lloji, duhet të jeni të shpejtë, sepse nëse e lini me njolla të qëndrojë për disa ditë, bari do të jetë shumë më i vështirë për t’u hequr dhe ekziston mundësia që të jenë me njolla rrobat tuaja përgjithmonë.

Zhytni pjesën e njollosur në ujë të ftohtë dhe lëreni të qëndrojë.

Është e gabuar të trajtosh njollën me ujë të nxehtë, sepse kjo vetëm e bën më të vështirë zgjidhjen e problemit.

Pasi që rrobat e ndotura kanë qenë në ujë për një kohë, fërkoni një përzierje uthull alkooli dhe ujë në njollë me një furçë dhëmbësh dhe lërini të veprojë për rreth 15 minuta.

Mos e shpëlani këtë përzierje, por më pas lani rrobat e tilla të njomura në rrobalarëse.

Njollat e barit gjithashtu mund të zhduken nëse fërkoni të bardhat e vezëve në njollë dhe e lini të qëndrojnë, pastaj shpëlajini dhe lani rrobat në rrobalarëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat