Sipas një studimi, njerëzit që postojnë online rutinat e stërvitjes në palestër, kanë probleme psikologjike

Life style

Sipas një studimi, njerëzit që postojnë online rutinat e stërvitjes në palestër, kanë probleme psikologjike

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Të gjithë ne njohim persona që postojnë shpesh në rrjetet sociale për aktivitetin e tyre në palestër, ose ndoshta e bëjmë edhe vetë.

Por studiuesit e Universitit Brunel në Londër kanë kryer një studim për fenomenin, rezultatet e të cilit nuk ishin “shumë entuziaste”.

Njerëzit që kërkojnë të dokumentojnë shpesh aktivitetin e tyre fizik në palestër , kanë tendencë të jenë narcizistë, thotë konkluzioni i studimit.

Fjalori thotë se narcizisti është një person tepër i përfshirë me veten, i përfshirë nga kotësia dhe egoizmi.

Madje në shkencën e psikoanalizës, narcizisti është një person që “merr kënaqësi erotike nga admirimi i vetes”.

Studiuesit thonë se qëllimi kryesor i veprimit, është mburrja për kohën dhe përpjekjet e shpenzuara për look-un tuaj. Por me sa duket, këto lloj statusesh në Facebook marrin gjithashtu më shumë pëlqime se postimet e tjera, shkruan TopChannel.

“Narcizistët postojnë më shpesh në media për arritjet e tyre të supozuara, dhe kjo motivohet nga nevoja për vëmendje, apo konfirmim nga komuniteti i Facebook”, thotë studimi në konkluzion.

Madje dhe pëlqimet e marra, nuk do të thotë se njerëzit i pëlqejnë kur i shikojnë postimet e mburrjes.

Psikologia Dr Tara Marshall thotë më tej se “megjithëse në rezultate shihet se narcizistët marrin shpërblimin e tyre me pëlqime e komente, kjo vjen sepse miqtë e tyre në Facebook e bëjnë nga mirësjellja, dhe në të vërtetë i përçmojnë shfaqjet e tyre egoiste”.

Studiuesit thonë me ironi se “ndoshta të tjera studime nevojiten për të zbuluar se çfarë mendojnë në të vërtetë njerëzit në Facebook për këto statuse”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat