Pse femrat shkojnë bashkë në WC?

Life style

Pse femrat shkojnë bashkë në WC?

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 08:25
Foto ilustrim

Me siguri keni pasur kureshtje të dini përse përnjëherë aq shumë femra duhet patjetër të gjenden para dyerve të WC-ve, çfarë bëjnë ato aty brenda dhe përse duhet t’i prisni gjatë që t’ju bashkohen në tavolinën tuaj.

Shkuarja në tualet është pikërisht një mini-party femërore. Ndodh që njëra nga vajzat vërtet të ketë nevojë të “vizitojë” WC-në.

Shoqja e saj vendos ta shoqërojë, thjesht sa për të shëtitur pak, për të parë në mos është ndonjë mike e vjetër, ndërkaq e shfrytëzon rastin edhe të përmirësojë grimin e vet, “të qëndrojë para derës, që të mos hyjë dikush brenda.

Kur të shkojnë në ndonjë klub apo restorant të ri, më parë e lokalizojnë WC-në. Kur hyjnë brenda, më parë vlerësojnë se cila kabinë është më e pastër, ku ka letër higjienike dhe ku kundërmon më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat