Si të bësh komplimente për ta bërë dikë të ndihet i mrekullushëm

Life style

Si të bësh komplimente për ta bërë dikë të ndihet i mrekullushëm

Më: 5 shtator 2021 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Është diçka kaq e thjeshtë, që nuk ju kushton asgjë, e megjithatë mund t'i ndryshojë ditën dikujt: Një kompliment! Janika Veasley, terapiste, thotë se "të gjithë duan të ndihen të rëndësishëm dhe të vlerësuar".

"Kur bëhet fjalë për të afërm si miq dhe familjarë, një kompliment jo vetëm që iu zbukuron ditën, por i bën të kuptojnë se ju i shihni, i pranoni dhe i vlerësoni ata".

Çelësi për t'i dhënë dikujt një kompliment është të përqendroheni në atë që e bën unik personin që do komplimentoni. Për ta bërë një kompliment të paharrueshëm, merrni ca këshila ekspertësh më poshtë:

1. Jini specifik me komplimentat tuaja.

2. Thoni edhe emrin e tyre gjatë komplimentit.

3. Vlerësojini aftësitë e tyre dëgjuese.

4. Komplimentojini për stilin që kanë në përgjithësi.

5. Vlerësoni përpjekjet e tyre, punën e palodhur etj.

6. Theksoni se sa të sjellshëm, të mirë janë me të tjerët.

7. Jini të sinqertë, pa u sforcuar shumë.

8. Fokusohuni tek ta.

9. Bëjini me dije se ai/ajo ka një ndikim me rëndësi tek ty, një ndikim pozitiv.

10. Komplimentoni një të huaj me të cilin s'keni asnjë interes.

11. Komplimentoni në jetën e vërtetë, jo vetëm online. Sidoqoftë, edhe komplimentet online nuk janë më pak të mira, nëse janë të sinqerta.

12. Fokusohuni tek diçka që atyre ju intereson. 

13. Evitojini komplimentet me një kunjë nga pas, të tipit: Tani që hoqe vetullat, po që dukesh mirë!

14. Mos e zgjat shumë me paragrafe dhe poezi: Ji preciz, i sinqertë dhe thuaj asgjë më pak se atë që mendon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat