Çfarë është sfida e detoksit dixhital dhe a e bëni dot?!

Life style

Çfarë është sfida e detoksit dixhital dhe a e bëni dot?!

Më: 14 shtator 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

A e dini se një amerikan mesatar kalon më shumë se 4 orë në ditë në telefonin e tij “inteligjent”? Eve Rodsky, gazetare, tregon se si koha jonë e shfrenuar e ekranit po na bën të lëshojmë sasi të tepërt të dopaminës gjatë gjithë ditës, e cila në mënyrë kundërintuitive po na bën të gjithëve super të dëshpëruar dhe në ankth.

Kështu që, nëse ndiheni pjesë e këtij cikli vicioz, vendoseni veten në një detoks dixhital të moderuar.

Sfida është e thjeshtë:

Së pari, kontrolloni kohën tuaj para ekranit. Shihni sa kohë shpenzoni në telefon çdo ditë.

Së dyto, zvogëlojeni këtë kohë gradualisht derisa ta çoni në më pak se një orë në ditë.

Së fundmi, reflektoni se si ky detoks ju ka ndryshuar jetën.

1. Shkaqet dhe Fajtorët

Gjëja e parë që duhet të bëni kur përpiqeni të zvogëloni kohën tuaj para ekranit është të hidhni një vështrim të mirë në zakonet tuaja aktuale.

Analizoni kohën e ekranit tuaj për të parë se cilat aplikacione po ju marrin më shumë kohë. Pastaj, mendoni pse po e shpenzoni atë kohë në aplikacionet tuaja në vend që të bëni përpjekje potencialisht më të frytshme ose të shëndetshme.

2. Njoftimet

Një mënyrë e thjeshtë për të filluar shkëputjen nga telefoni juaj është të fikni njoftimet tuaja. Njoftimet janë krijuar me qëllim për të çliruar dopaminën dhe për t’ju mbajtur të fiksuar.

Kur i fikni, ju e kontrollon telefonin tuaj kur dëshironi dhe jo kur ju vjen një njoftim i ri, sado i kotë dhe i parëndësishëm të jetë.

3. Fshini aplikacione

Duke u bërë më ekstrem, opsioni juaj i ardhshëm është fshirja totale e aplikacioneve. Fshini çdo aplikacion që mund ta kontrolloni nga kompjuteri juaj dhe që nuk është 100% i nevojshëm.

4. Ka një aplikacion për këtë

Një mënyrë tjetër për të zvogëluar në mënyrë drastike kohën e ekranit është përdorimi i aplikacioneve që mund t’ju bllokojnë nga qasja në aplikacionet që po ju vjedhin kohën. Një shembull: Opal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat