Pse pirja e cigares ka qenë për femrat një gjest lirie dhe feminizmi

Life style

Pse pirja e cigares ka qenë për femrat një gjest lirie dhe feminizmi

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 08:46
Ilustrim

Gratë dhe vajzat kanë qenë përherë në luftë për të drejtat e tyre. Gjithçka ka nisur me të drejtën e votës që në krye të herës, e po vazhdon me luftën për të drejtën e abortit si një zgjedhje që i takon çdo gruaje. Secila nga ju ka të drejtë të vendosë vet çfarë do bëjë me trupin e saj dhe ky fakt nuk duhet të ndryshojë.

Në këtë aspekt edhe pirja e cigares ka qenë një formë e femrave për të luftuar për veten. Por çfarë lidhje ka cigarja me luftën ndaj të drejtave?

Problemi më i madh me feminizmin ka qenë përherë fakti që burrat e kanë tepër të vështirë të pranojnë që zonjat të marrin vet vendim e të veprojnë siç dëshirojnë.

Para shekullit të XX, një femër që tymoste quhej imorale. Sot çdo grua dhe vajzë zgjedh të bëjë çfarë të dojë, duke e kthyer cigaren në një simbol të lirisë.

Megjithëse ende ekzistojnë paragjykime nga persona të caktuar, lufta e çdo femre për të drejtat e saj është në rrugën e duhur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat