4 mënyra për të përballuar dikë që mendon se ka gjithmonë të drejtë

Life style

4 mënyra për të përballuar dikë që mendon se ka gjithmonë të drejtë

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Të mësosh të përfshihesh dhe t'ja dalësh gjatë një konflikti është thelbësore për të ndërvepruar në shoqëri dhe në çdo raport që krijoni me njerëzit. Shumë njerëz hasin vështirësi njeriu me të cilin po konfliktohen është dikush që mendon se ka gjithmonë të drejtë, pavarësisht sesi janë faktet e situatës. Si të përballemi me një tipologji të tillë pa u stresuar?!

1. Mos e merrni personalisht.

Kur jeni përfshirë në një diskutim me dikë që mendon se ka gjithmonë të drejtë, është e pashmangshme të ndiheni sikur sulmi është personal ndaj jush. Gjëja e parë që duhet t'i thoni vetes është se mendësia e tij nuk ka të bëjë me ju. Eshtë thjesht një sjellje e mësuar dhe nevojë e tij për t'u ndjerë mirë me veten. Asgjë më shumë se kaq.

2.Nëse keni mundësi largohuni nga ky konflikt.

Një njeri që s'pranon të dëgjojë dhe refuzon me gjithë fuqi kritikën, krijon një debat pa fryte. Thjesht do shpenzoni shumë energji nga vetja, prandaj më mirë largohuni.

3. Mos nisni me lojën e fajit.

Nevoja për t'i mbushur mendjen se janë gabim, fatkeqësisht s'do të bëjë asgjë më shumë sesa përkeqësim të konfliktit.

4. Mbajeni konfliktin të fokusuar tek një çështje të vetme.

Njerëzit që kanë dëshirë të kenë gjithmonë të drejtë kanë gjithashtu tendencën të bëjnë si ekspertë në çdo lloj argumenti që japin, duke shtuar informacione të pabazuara askund. Kjo nga ana tjetër mund t'ju nervozojë dhe t'ju bëjë të dilni nga tema kryesore e konfliktit. Përpiquni të mos e bëni këtë dhe fokusohuni tek çështja që ju intereson, për të mirën e shëndetit tuaj mendor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat