Kjo është zgjidhja e duhur për ti larguar aknet

Life style

Kjo është zgjidhja e duhur për ti larguar aknet

Më: 18 shtator 2021 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Kur nuk kujdeseni për lëkurën tuaj, pavarësisht nga lloji e struktura e saj, mund ti krijoni vetes probleme afatgjata. Sigurisht aknet janë problem i lëkurës që prek si burrat ashtu edhe grate, dhe jo vetëm gjatë adoleshencës, por edhe nëse bëjnë gabime në kujdesin e lëkurës si të rritur, raporton Indianexpress.

Dr Stuti Khare Shukla, dermatologe, rendit disa gjëra që mund të bëni për ti shmangur aknet

Mbani higjenën e fytyrës

Përveç larjes, hidratimi i lëkurës është me rëndësi, veçanërisht nëse keni lëkurë të kombinuar ose të yndyrshme. Shumica e njerëzve nuk hidratohen, sepse besojnë se lëkura e tyre prodhon vaj të mjaftueshëm, por kjo është në fakt e kundërta. Për të kompensuar dehidratimin, lëkura do të prodhojë më shumë yndyrë.

Pastroni rregullisht mjetet e grimit

Pastroni çdo send që vjen në kontakt me fytyrën tuaj, të tilla si sfungjerë kozmetike, koka furçash dhe shirita qerpikësh. Bakteret në këto pajisje mund të rriten më shumë se në lëkurë, sepse lëkura ka mbrojtje natyrale kundër rritjes bakteriale. Nëse funksioni ynë i lëkurës është i komprometuar, siç ndodhë me ata që kanë akne, atëherë përdorimi i një mjeti të kontaminuar mund ta përkeqësojë atë.

Mos i hapni puçrrat

Kur përpiqeni të hapni një puçërr, ju lehtë mund ta shtyni infeksionin bakterial më thellë dhe ta përhapni atë nën lëkurën tuaj. Kjo vetëm shton bllokimin, ënjtjen dhe skuqjen e puçrrave tuaja.

Përdorni produktet e duhura

Shpesh blejmë produkte për kujdesin e lëkurës me përmbajtje të lartë të vajit që shkakton aknet. Është mirë të bëni një test të ndjeshmërisë së lëkurës për të njohur karakteristikat dhe llojin e saj dhe më pas blini produkte që i përshtaten asaj. Nëse keni probleme me lëkurën, është mirë të merrni edhe mendimin e një dermatologu para se të blini produkte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat